#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Maj 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 27 Maj 2022

Riatdhesohen nël vendin tonë 4 gra dhe 9 fëmijë të tjerë nga kampet e Sirisë

Riatdhesohen në vendin tonë nga kampet e Sirisë 13 shqiptarë të tjerë. Ato janë 4 gra dhe 9 fëmijë që e çojnë në 38 numrin e personave të kthyer nga lufta. Për kthimin e tyre angazhohet vetë kreu i anti-terrorit në policinë e shtetit.

Pas super-raketave ‘’Javelin’’, Shqipëria do të blejë edhe anije ushtarake

Pas super-raketave antitank, “Xhavelin”, qe po ndihmojne Ukrainën kundër pushtimit rus, Shqipëria do te blejë edhe anije ushtarake. Ministri i Mbrojtjes thotë se forcimi i sigurisë është nevoje pas zhvillimeve te reja globale.

Dendias: Dosja për kufirin detar, në Gjykatën e Hagës pas Presidentit të ri

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias, zbulon se Shqipëria dhe Greqia do t’i drejtohen gjykatës se Hagës për kufirin detar, pas zgjedhjes se presidentit te ri, për shkak se presidenti Meta nuk po e autorizon kryeministrin për këtë çështje.

Berisha:  Tërheqja nga rekurset në Gjykatën e Lartë i shërben mafies së pronave

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quan antikushtetues dhe sherbim ndaj mafies se pronave vendimin e qeverise per t’u tërhequr nga rekursi i 3800 dosjeve ne Gjykaten e Larte. Ai akuzon Ramen per kapje te Gjykatës.

Kievi: Rusia po provokon krizë globale ushqimore. Bllokon qellimisht anijet me drithëra nga Deti i Zi

Ukraina akuzon Rusinë se po përpiqet të shkaktojë krizë ushqimore botërore, duke bllokuar eksportet. Kievi thotë se ruset kanë vendosur qindra mijëra mina detare përreth portit te Odesës për te penguar daljen e ushqimeve.

Reja: Kombëtarja, nën shembullin e Romës. Dua rezultate pozitive në 2 ndeshje zyrtare

Edi Reja i kërkon ekipit kombëtar te marre shembull lojën e Romes, ne ndeshjet e Ligës se Kombeve ndaj Islandës dhe Izraelit dhe ne miqësoren me Estoninë. Edhe pse me mungesa te rëndësishme, italiani kërkon rezultate pozitive.