Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Mars 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 27 Mars 2023

Breshri plumbash ndaj Top Channel, vritet roja. Autorët djegin makinën, gjenden 2 kallashnikovë
Breshëri kallashnikovi ndaj Televizionit Top Channel. Sulmi me arme drejt godinës, i ndodhur rreth orës 1 pas mesnate, la te vrare rojën e godinës, ndërsa autoret e dogjën makinën e tyre ne Golem, duke lënë brenda dy armët e përdorura.

Rama kërkon rritjen e pagave nga bizneset: Jo tendera për ata që paguajnë pak punëtorët
Kryeministri Rama i kerkon sektorit privat te rrisin sa me pare pagat per punonjësit, per te frenuar largimin e krahut te punës. Ai paralajmëron se kompanitë qe nuk deklarojnë pagat reale do te përjashtohen nga tenderat publike.

Auditi i PD, Berisha: Jo para ruse në arkën e partisë. Rama i fali Bashës 6 vjet burg
Sali Berisha deklaron se auditi i brendshëm rrezon akuzat se Partia Demokratike përdori para për lobim. Ai thotë se Rama i fali Lulzim Bashes 6 vjet burg per mos-deklarimin e financimeve dhe shpenzimeve te partisë. Reagon Basha.

Rusia lëviz armët bërthamore në Bjellorusi. NATO vihet në alarm
NATO vihet ne alarm nga vendimi i Rusisë per te pozicionuar armët e saj bërthamore ne Bjellorusi. Aleanca veri-atlantike e quan lëvizjen e Vladimir Putin te papërgjegjshëm dhe te rrezikshëm për sigurinë globale.

Dimër i shkurtër në pranverë. Në zonat malore, minus tre gradë
Moti i keq përfshin gjithë Shqipërinë, me reshje te dendura shiu dhe breshëri. Sinoptikanët parashikojnë ulje te temperaturave, me termometrin qe do te shënojë deri ne minus 3 gradë në zonat malore.

Sot sfida e Shqipërisë në Poloni, direkt në Tv Klan. KuqeZinjtë, forcojnë mbrojtjen.
Shqipëria luan sot ne Poloni ndeshjen e pare kualifikuese për Kampionatin Europian te Futbollit, e cila do te transmetohet drejtpërdrejtë ne ekranin e Tv Klan. Trajneri Silvinjo i kthehet mbrojtjes me 4 lojtare.
/tvklan.al