#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 23:35, Data 27 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Zelensky në Tiranë, zbardhet axhenda. Do të marrë pjesë në samitn për Ukrainën.

Mbërrin në Tiranë Presidenti i Zbardhet axhenda e vizitës në Tiranë të presidentit të Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ai do të takohet nesër me kryeministrin Edi Rama dhe do të marrë pjesë në samitin “Ukrainë – Europa Juglindore” që sjell në vendin tonë krerë të lartë shtetesh.

“Blindohet” Tirana për samitin. Policia, 1500 forca në terren. Bllokohen disa akse rrugore.

Për mbarëvajtjen e samiteve Ukrainë – Europa Juglindore dhe atij për Ballkanin Perëndimor që do të mbahen për dy ditë në Tiranë, policia do të angazhojë 1500 efektivë në terren. Pjesë e këtij plani është edhe bllokimi i disa akseve rrugore.

Vangjush Dako lë qelinë. Gjykata vendos “arrest shtëpie” pasi u tejkaluan afatet e paraburgimit.

Ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako lë qelinë e burgut. Vendimi u mor nga Gjykata e Posaçme që ndryshoi masën e sigurisë duke caktuar “arrest shtëpie” me argumentin e tejkalimit të afateve të paraburgimit.

Arrestohet ne Emiratet e Bashkuara, Denis Bajroviç. Ishte shpallur në kërkim për vrasjen e Gjin Boriçit.

Arrestohet në Emiratet e Bashkuara Arabe, Denis Brajoviç. Ai ishte shpallur në kërkim me urdhër të SPAK si autor i dyshuar i vrasjes së Gjin Boriçit në 2020 në Shkodër. Autoritet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat e ekstradimit.

Drejt konsensusit për amnistinë penale. Tërhiqet propozimi për të hetuarit nga SPAK.

Mazhoranca dhe grupi i deputetëve që mbështet Lulzim Bashën duket se janë afër konsensusit për votimin e amnistisë penale në Kuvend. Dakordësia vjen pasi shumica u tërhoq nga amendamenti që amnistonte veprat e hetuara nga SPAK.   

Scholz kundër Macron për dërgimin e trupave perëndimore në Ukrainë. Moska: Kjo do të thotë luftë,

Presidenti francez Emanuel Makron mbështet haptazi idenë e dërgimit të trupave ushtarake perëndimore në Ukrainë, por nisma gjen kundërshtinë e kancelarit gjerman Olaf Sholz. Moska thotë se kjo do jetë një luftë mes Rusisë dhe NATO-s.

/tvklan.al