Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 27 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Anjola Hamzaj

Headlines 27 Shtator 2024

Dënimi i deputetit Ervin Salianji, grupi parlamentar i PD do të ngujohet në seli

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike vendos të ngujohet në selinë Blu për të mos lejuar arrestimin e deputetit Ervin Salianji, i cili u dënua dje me vendim të formës së prerë me 1 vit burg për fabrikim provash në dosjen “Babale”.

Kërkesa e prokurorisë për burgosjen e Salianjit mbërrin në parlament, kuvendi nis procedurat

Kerkesa e prokurorise per arrestimin e deputetit Ervin Salianji mberrin ne Kuvend. Ne baze te shkreses, kuvendi do te duhet te nise procedurat per heqjen e mandatit, por demokratet kerkojne mbledhjen e Keshillit te Mandateve. 

Salianji: Kallezim në SPAK për Fatmir Xhafën dhe Edi Ramën për manipulim provash

Ervin Salianji paralajmeron se Partia Demokratike do te kallezoje ne SPAK ish -ministrin e Brendshem Fatmir Xhafaj nen ligjin Antimafia dhe kryeministrin Rama per manipulim te provave ne procesin qe solli denimin e tij me burg.

Rama takon në Nju York presidentin Biden. Sot mban fjalën në asamblenë e OKB-së

Kryeministri Rama takon presidentin amerikan Joe Biden, ne pritjen qe shefi i Shtepise se Bardhe u rezervoi liderve boterore ne Asamblene e Organizates se Kombeve te Bashkuara, ku Rama do te mbaje pasdite fjalimin e tij.

Valë raketash nga Hezbollahu drejt Izraelit. Netanjahu: Ofensiva do vijojë pavaresisht bisedimeve

Vale raketash nga grupi Hezbollah ne drejtim te qytetit izraelit te Haifas, por pa shkaktuar deme. Kryeministri Beniamin Netanjahu thote se ofensiva ne jug te Libanit do te vazhdoje, pavaresisht bisedimeve mes paleve.

Uragani “Helene” godet Floriden. 3 viktima e përmbytje masive, mbi 1 milion banesa pa energji

Uragani Helene, i konisderuar si një prej më të fuqishmëve që ka goditur deri më sot Floridan, ka shkaktuar 3 viktima dhe ka lene mbi 1 milionë banesa pa energji elektrike. Përmbytje masive prekën edhe Xhorxhian.

Duka për TV Klan: Besojmë tek kualifikimi në boteror. Europiani U21 me Serbinë? Futbolli duhet të bashkojë

Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit, Armando Duka, thote se beson tek kualifikimi ne boterorin e Amerikes se Veriut. Ne nje interviste per Tv Klan ai flet edhe per planin per te zhvilluar Europianin e te rinjve bashke me Serbine.

/tvklan.al