Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 27 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 27 Shtator 2024

Salianji, drejt burgut të Fierit për të kryer denimin me 1 vit burg: Sakrifikova lirinë për të vërtetën

Dënimi i Salianjit, grupi parlamentar i PD: S’ka më asnjë marrëdhenie normale me PS në kuvend

Rama takon në Nju York presidentin Biden. Sot mban fjalën në asamblenë e OKB-së

Kryeministri Rama takon presidentin amerikan Joe Biden, ne pritjen qe shefi i Shtëpisë se Bardhe u rezervoi liderëve botërorë ne Asamblenë e Organizatës se Kombeve te Bashkuara, ku Rama do te mbaje sonte fjalimin e tij.

Valë raketash nga Hezbollahu drejt Izraelit. Netanjahu: Ofensiva do vijojë pavaresisht bisedimeve

Vale raketash nga grupi Hezbollah ne drejtim te qytetit izraelit te Haifas, por pa shkaktuar dëme. Kryeministri Beniamin Netanjahu thotë se ofensiva ne jug te Libanit do te vazhdoje, pavarësisht bisedimeve mes palëve.

Uragani “Helene” godet Floriden. 3 viktima e përmbytje masive, mbi 1 milion banesa pa energji

Uragani Helene, i konsideruar si një prej më të fuqishmëve që ka goditur deri më sot Floridën, ka shkaktuar 3 viktima dhe ka lënë mbi 1 milionë banesa pa energji elektrike. Përmbytje masive prekën edhe Xhorxhian.

Duka për TV Klan: Besojmë tek kualifikimi në boteror. Europiani U21 me Serbinë? Futbolli duhet të bashkojë

Presidenti i Federatës Shqiptare te Futbollit, Armand Duka, thotë se beson tek kualifikimi ne botërorin e Amerikës se Veriut. Në një interviste për Tv Klan ai flet edhe për planin për te zhvilluar Europianin e te rinjve bashke me Serbinë.

/tvklan.al