Spiker: Drini Zeqo

Burg për të riun që vrau babanë në Mallakastër. Mariglen Muhametaj  nuk shfaq pendesë në gjykatë

Gjykata e Fierit la në burg 37-vjeçarin, që disa ditë më parë vrau babanë e tij me mjete të forta në Mallakastër. Mariglen Muhametaj u braktis në seancë nga familjarët ndërsa para gjyqtares nuk shfaqi pendesë për krimin e kryer.

Studiuesi britanik zbulon mashtrimet me emigrantët shqiptarë: Gënjeshtra dhe propagandë e qeverisë

Opinionisti i “The Guardian”, Kenan Malik i konsideron “gënjeshtra të poshtra” lajmet se shqiptarët përbëjnë numrin më madh të klandestinëve të paligjshëm. Ai thotë se qeveria po bën propagandë të keqe, duke trumbetuar fakte jo reale.

‘’Ballkani i Hapur’’potencial i madh për turizmin. Panairi i Beogradit ngre ura bashkëpunimi

“Ballkani i hapur” shndërrohet në potencial të madh për turizmin. Për 4 ditë në Beograd do mbahet një panair vere ku marrin pjesë më shumë se 330 ekspozues. Ekspertët thonë se synimi është ngritja e urave të bashkëpunimit.

Trefishohet çmimi i energjisë në Britani. Nga 1 Tetori fatura mesatare do jetë 3549 Paund

Trefishohet çmimi i energjisë elektrike në Britaninë e Madhe. Duke filluar nga 1 tetori një familje mesatare në Britani do të paguajë një faturë prej 3549 paundësh nga 1277 që ishte tetorin e një viti më parë.

“Sunny Hill Festival” 3 netë suksesi në Tiranë. Mijëra të rinj shijojnë emrat e njohur të muzikës

Mijëra të rinj i janë bashkuar edhe sot “Sunny Hill Festival”, në natën e tretë dhe të fundit që po mbahet në kodrat e liqenit artificial të Tiranës. Emra të njohur të muzikës shqiptare dhe ndërkombëtare dhurojnë spektakël për të pranishmit.