#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Gusht 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 28 Gusht 2023

Rama në Samitin e Bled-it: Përgëzoj Michel për zgjerimin e BE para vitit 2030.

Në samitin e Bledit që po mbahet në Slloveni, kryeministri Rama përshëndeti angazhimin e Çarls Mishel për zgjerimin e BE-se para 2030-ës. Rama tha se për këtë duhet jo vetëm mbështetje financiare, por edhe projekte konkrete. 

Shqipëria turistike, Le Figaro: Nga veriu në jug vendi është i mbushur me histori.

Gazeta e njohur franceze “Le Figaro” është media e radhës që sugjeron Shqipërinë si një vend ideal për të pushuar. Ajo u ka bërë jehonë, jo vetëm bukurive natyrore të vendit, por edhe kulinarisë dhe historisë së pasur nga veriu në jug.

Ndryshon moti, shi e temperatura të ulëta për 4 ditë.  Rrebeshe të marten e të mërkuren.

Sinoptikanët thonë se prej mbrëmjes së kësaj të hëne i gjithë vendi do të përfshihet nga moti i keq me shtrëngata shiu. Moti i keq do të zgjasë për të paktën 4 ditë.

Anglia, plan për byzylykë elektronikë për emigrantët e paligjshëm.

Qeveria britanike ka në plan t’u vendosë byzylykë elektronikë emigrantëve ilegalë që kanë hyrë në vend me gomone. Kjo shihet si zgjidhje për të kontrolluar vendndodhjen e tyre në kohë reale, pasi nëpër kampe nuk ka më vende.

 ‘’Love Island Albania’’ nis me 3 Shtator, ekskluzivisht në Tv Klan me Luana Vjollcën.

Qeveria britanike ka në plan t’u vendosë byzylykë elektronikë emigrantëve ilegalë që kanë hyrë në vend me gomone. Kjo shihet si zgjidhje për të kontrolluar vendndodhjen e tyre në kohë reale, pasi nëpër kampe nuk ka më vende.

/tvklan.al