#lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Janar 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 28 Janar 2024
Historike, Kryeministër shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Talat Xhaferi votohet nga Parlamenti.
Në një votim historik, Talat Xhaferi mori besimin e parlamentit duke u bërë i pari kryeministër shqiptar i Maqedonisë së Veriut. Ai u angazhua që qeveria e tij me mandat 100-ditor të punojë jo vetëm për zgjedhjet, por edhe për reformat e tjera.
Ashpërsohet Kodi Penal për marrëdhënie seksuale me të mitur mbi 16 vjeç. Dënim dhe për poligaminë.
Ashpërsohet Kodi Penal për marrëdhëniet me të mitur duke zgjeruar moshën e penalizimit nga 14 që është aktualisht në 16 vjeç. Për shkelësit parashikohen dënime nga 5 në 10 vite burg ndërsa propozohet dënim edhe për poligaminë.
Gjyqtarja e Tiranës akuzon Prokurorin për kërcënimet. Dyrmishi: E vërteta do të dalë shpejt.
Gjyqtarja e Tiranës Arnisa Këlliçi që kërkoi mbrojtje për shkak të kërcënimeve ka kallëzuar për këtë, prokurorin Adriano Dyrmishi. I kontaktuar nga Tv Klan, prokurori i Tiranës thotë se e vërteta do të dalë shumë shpejt.
Shtëpi me qira për të pirë drogë. Policia: Mbizotëron grupmosha 20-35 vjeç.
Përdorimi i lëndëve narkotike nga të rinjtë mbetet shqetësim i autoriteteve. Drejtues të policisë së Tiranës thonë se mosha që mbizotëron është nga 20 në 35 vjeç dhe se trendi i fundit është marrja e shtëpive me qera për konsumin e drogës.
3 ushtarë amerikanë vriten dhe 25 plagosen nga sulmi ajror me dron në bazën ushtarake në kufi me Sirinë.
Te paktën tre ushtarakë amerikane dhe 25 të tjere u plagosen pasi një sulmi të shkaktuar me dron drejt një bazë ushtarake amerikane ne Jordani ne kufi me Sirinë. Presidenti Bajden akuzon Iranin.
Jannik Sinner hyn në histori. Italiani i i parë që fiton Australian Open.
Italiani Janik Siner triumfon në edicionin e këtij viti të Australian Open. Në një ndeshje finale që zgjati thuajse 4 orë, Siner përmbysi avantazhin fillestar të Danil Medvedev duke fituar 3-2 me sete.
/tvklan.al