#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 28 Maj 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 28 Maj 2023

Erdogan, drejt rikonfirmimit si President. Në avantazh kundrejt Kilicdaroglu.

Rexhep Taip Erdohan eshte drejt rikonfirmimit per nje mandate tjeter si presidenti i Turqisë. Sipas rezultateve paraprake të raundit të dytë të votimeve të së dielës ai ka siguruar afro 52 % të votave, kundrejt 48 % që ka marrë kandidati i opozitës.

Vdekja e 4 rusëve në Kavajë, pezullohen hetimet. Ende asnjë përgjigje për letërporositë.

Pezullohen hetimet për vdekjen e 4 turistëve rus të cilët humbën jetën në saunën e një hoteli në Qerret të Kavajës. Shkak është bërë mungesa e pergjigjes nga pala ruse për letërporositë e dërguara për këtë cështje

Qeveria britanike fushatë në gjuhen shqipe për ndalimin e emigracionit të paligjshëm .

Britania e Madhe ka ndermarre nje tjeter hap per te penguar hyrjen e emigrante ne menyre te paligjshme. Përmes nje fushate ne rrjetet sociale qeveria britanike synon te ndergjegjesoje te gjithe emigrantet per rreziqet me te cilat perballen.

Rama: Mos i zhgënjeni njerëzit, nuk na votuan se janë të kënaqur nga ne.

Në turin e falendërimeve në Gjirokastër kryesocialisti Edi Rama tha se fitorja e zgjedhjeve të 14 majit nuk duhet të dhërbejë për vetëkënaqësi. Ai tha se nëse besimi I dhënë nuk shpërblehet me punë mund të kthehet në goditje të rëndë për socialistët.

Bie numri i vdekjeve në Shqipëri. Në 3 muajt e parë të 2023 u shënuan 32% më pak se një vit më parë.

Bie numri i vdekjeve në vendin tonë. Sipas INSTAT në 3 muajt e parë të këtij viti u shënuan 32 për qind më pak humbje jete se e njëjta periudhë e një viti më parë. Tirana, Fieri dhe Korcca janë tre qarqet me numrin më të lartë të mortaliteteve

/tvklan.al