Lajme Tv Klan 28 Nëntor 2023, ora 19:30


Lajme Tv Klan 28 Nëntor 2023, ora 19:30

20:45 28/11/2023

Spiker: Reis Çiço

Headlines 28 Nëntor 2023

111-vjetori i pavarësisë bën bashkë Ramën e Kurtin në ceremoninë e ngritjes së flamurit në Vlorë.

Shqiptarët kremtojnë sot 111-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoninë zyrtare të organizuar si çdo vit në Vlorë ishin të pranishëm krerët më të lartë të shtetit shqiptar ndërsa në ceremoni mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

‘’Parada e Shqiptarëve’’ në Tiranë, mijëra njerëz nga rajoni e diaspora i bashkohen festës.

Në këtë 111-vjetor të shpalljes së Pavarësisë, Tirana mbajti për herë të parë “Paradën e Shqiptarëve” e cila bëri bashkë mijëra shqiptarë nga rajoni dhe diaspora. Kryebashkiaku Veliaj tha se kjo është një ditë që duhet t’i shërbejë bashkimit.

Ngricat ua lënë vendin reshjeve të shiut. Përmirësohet situata hidrike në Drin.

I ftohti siberian po largohet dhe vendin e tij e zunë reshjet e shiut. Në zonat malore nuk kanë munguar reshjet e dëborës. Situata e mirë hidrike riktheu shitjet e energjisë elektrike. Vetëm në muajin nëntor KESH ka arkëtuar 8 milionë euro.

Rekord importesh të mallrave të akcizës. Ekspertët: Tregtarët po përpiqen të rrisin fitimet.

Të dhënat e ministrisë së financave vërejnë se fundi i këtij ka shënuar një rritje të ndjeshme të importeve të mallrave të akcizës si kafja dhe duhani. Ekspertët thonë se tregtarët po spekulojnë me çmimet për të rritur fitimet.

NATO diskuton mbi shtimin e trupave në Kosovë. Stoltenberg: Gjithçka për stabilitetin.

NATO shprehet  e shqetësuar për rritjen e tensioneve në Ballkan e sidomos në Kosovë. Stoltenberg thotë se Aleanca do të bëjë gjithçka për stabilitetin e rajonit, ndërsa Gjermania paralajmëron dërgimin e 150 trupave shtesë në kuadër të KFOR.

Tension mes Londrës e Athinës për statujat antike. Sunak anulon takimin me Mitsotakis.

Tension mes Londrës dhe Athinës, pasi kryeministri Sunak anuloi takimin me homologun Micotaqis. Londra akuzoi Athinën për pabesi pasi ishte rënë dakord që të mos flitej për statujat antike. Greqia e quan “një paturpësi diplomatike”.

/tvklan.al









Të ngjashme