#Lajme, #EdicioniInformativ, ora 23:25, Data 29 Shkurt 2024 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, Rama-Varhelyi: Rajoni duhet të bëhet bashkë

Tirana mikpriti sot samitin mes Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Europian. Kryeministri Rama dhe komisioneri Verheli kerkuan bashkepunim mes vendeve ne menyre qe i gjithe rajoni te mund te perfitoje nga programet e Brukselit.

Kurti mungon në samit, opozita e kritikon ashpër: I papërgjegjshëm, po na çon te agjenda ruse!

Opozita ne Kosove leshon kritika te ashpra ndaj Albin Kurtit, per shkak te mungeses se tij ne samitin e sotem ne Tirane. Kreret e partive kryesore e quajne te papergjegjshem dhe e akuzojne se po e con Kosoven te agjenda ruse.

Bujar Osmani zbulon atentatin e dështuar: Avioni ku udhëtoja u zhduk nga radarët

Kandidati shqiptar per president ne Maqedonine e Veriut, Bujar Osmani, rrefeu mbreme ne emisionin “Opinion” planin e nje atentati kunder tij. Ai tha se sulmi ishte planifikuar gjate vizites ne Moldavi, si kryetar i OSBE, 1 vit me pare.

Zbardhet vrasja e dyfishtë në Korçë. Policia: Konflikt për trashëgiminë e një shtëpie

Zbardhet vrasja e dyfishte e ndodhur nje nate me pare ne Korce. Policia thote gjithcka ndodhi pas nje konflikti per trashegimine e nje shtepie ku ishin perfshire viktima dhe autori i krimit, i cili vrau edhe veten.

Regjistër për emigrantët shqiptarë. Kush nuk vetëdeklaron adresën, nuk merr shërbime

14 mije emigrante shqiptare kane permbushur deri tani detyrimin per deklaruar adresen e banimit. Autoritetet paralajmerojne se ata qe nuk e bejne deklarimin, nuk do te marrin sherbime nga institucionet shqiptare.

Putin kërcënon me armë bërthamore pasi Macron kërkoi dërgimin e trupave në Ukrainë

Vladimir Putin kërcënon me armë bërthamore, nëse perëndimi dërgon trupa ushtarake në Ukrainë, sic kerkoi presidenti francez, Makron. Ai njoftoi shtimin e trupave në kufijtë perëndimorë, pas anëtarësimit të Finlandes në NATO.

/tvklan.al