Lajme, #edicioniinformativ ora 15:30 data 29 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Oljana Maloku

Headlines 29 Shtator 2024

Burgosja e Salianjit, PD mbledh Këshillin Kombëtar. Diskutohet për aksionin politk

Partia Demokratike mbledh pasdite Keshillin kombëtar per te diskutuar mbi aksionin opozitar pas burgosjes se deputetit demokrat Ervin Salianji. Ne fokus do te jene edhe përgatitjet e opozites per protestën kombetare te 6 tetorit.

Durrësi preferohet nga turistët edhe në vjeshtë. Interes të veçantë nga polakët dhe nordikët

Durresi mbetet preferenca e turistet te huaj edhe përgjatë sezonit te vjeshtës. Turoperatoret shprehen se ne krahasim me nje 1 vit me pare verehet rritje te prenotimeve, ku interes te shumte kane polaket dhe shtetasit nga vendet nordike.

OBSH: Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter. 15% e tyre e marrin pa rekomandimin e mjekut

Një raport i fundit i Organizatës Boterore të Shëndetit zbulon se shqiptarët përdorin pa kriter antibiotikët. Më shumë se gjysma e popullsisë ka përdorur barna të tilla muajt e fundit ku madje 15% nuk kanë marrë as rekomandimin e mjekut. 

Sëmundjet e zemrës, Shqiperia në zonën e kuqe. Mjeku Veshti: Po preken moshat e reja

Shqipëria eshte ne listën e kuqe sa i përket prekjes se te rinjve nga sëmundjet kardiovaskulare. Shefi i Sherbimit te Kardiokirurgjise ne QSUT, Altin Veshti ben apel kryerjen e kontrolle mjekesore te shpeshta dhe ne kohe. Duhanprirja dhe alkooli janë shkaqet kryesore te atakeve kardiake.

Izraeli nuk i ndal sulmet në Liban. Vret një tjetër figurë të lartë të Hezbollahut

Izraeli nuk i ndal sulmet ne Liban te nisura qe prej se premtes. Tel Avivi njoftoi per vrasjen te nje tjeter komandanti te larte te HEZBOLLAHUT, teksae ende nuk ka nje vendim per ndërhyrjen tokesore. Sakaq gjendet trupi i pajete i liderit Nasrallah ne Bejrut.

Pesë ligat e mëdha arrijnë marrëveshjen. Merkato e lojtarëve do të ndryshojë në mënyrë drastike

Drejtuesit e Federatave te Futbollit ne Angli, Itali, Spanje, Gjermani dhe France tashmë kanë rënë dakord për një masë që kërkon të mbyllë skuadrat para se të fillojnë garat. Kjo pritet te hyje ne fuqi ne vitin 2025.