Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 29 Shtator 2024 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 29 Shtator 2024

PD mbledh Këshillin Kombëtar. Berisha: Burgosja e Salianjit, thirrje lufte për ne

Ka nisur prej orës 18 në selinë e Partisë Demokratike mbledhja e Këshillit Kombëtar, forumit më të lartë vendimarrës pas Kuvendit. Në fjalën e tij kryedemokrati Sali Berisha tha se burgosja e Ervin Salianjit është një thirrje lufte për opozitën.

Durrësi preferohet nga turistët edhe në vjeshtë. Interes të veçantë nga polakët dhe nordikët

Durresi mbetet preferenca e turistet te huaj edhe përgjatë sezonit te vjeshtës. Turoperatoret shprehen se ne krahasim me nje 1 vit me pare verehet rritje te prenotimeve, ku interes te shumte kane polaket dhe shtetasit nga vendet nordike.

Sëmundjet e zemrës, Shqiperia në zonën e kuqe. Mjeku Veshti: Po preken moshat e reja

Shqipëria eshte ne listën e kuqe sa i përket prekjes se te rinjve nga sëmundjet kardiovaskulare. Shefi i Sherbimit te Kardiokirurgjise ne QSUT, Altin Veshti ben apel kryerjen e kontrolle mjekesore te shpeshta dhe ne kohe. Duhanprirja dhe alkooli janë shkaqet kryesore te atakeve kardiake.

OBSH: Shqiptarët përdorin antibiotikë pa kriter. 15% e tyre e marrin pa rekomandimin e mjekut

Një raport i fundit i Organizatës Boterore të Shëndetit zbulon se shqiptarët përdorin pa kriter antibiotikët. Më shumë se gjysma e popullsisë ka përdorur barna të tilla muajt e fundit ku madje 15% nuk kanë marrë as rekomandimin e mjekut.

Zgjerohet harta e konfliktit, Izraeli sulmon bazat e Huthit në Jemen

Zgjerohet harta e konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme. Pas Hamasit në Gaza dhe Hezbollahut në Liban, Tel Avivi sulmoi këtë të dielë edhe bazat e militantëve të Huthit në Jemen. Sakaq gjendet trupi i pajete i liderit Nasrallah ne Bejrut.

Pesë ligat e mëdha arrijnë marrëveshjen. Merkato e lojtarëve do të ndryshojë në mënyrë drastike

Drejtuesit e Federatave te Futbollit ne Angli, Itali, Spanje, Gjermani dhe France tashmë kanë rënë dakord për një masë që kërkon të mbyllë skuadrat para se të fillojnë garat. Kjo pritet te hyje ne fuqi ne vitin 2025.

/tvklan.al