Lajme Tv Klan 29 Tetor 2019, ora 19:30

Posta

Lajme Tv Klan 29 Tetor 2019, ora 19:30

21:13 29/10/2019

Titujt kryesorë:  29 tetor 2019

RAMA TAKON MITSOTAKIS: SHPRESE PER KUFIRIN DETAR. FRIKA PER PRONAT E MINORITETIT, NJE MARREZI

Kryeministri Rama takon ne Athine homologun Mitsotaqis, per marreveshjen e detit dhe minoritetin. Rama tha se shpreson ne nje zgjidhe per kufirin detar, ndersa e quajti marrezi friken se ligji i shpronesimeve cenon pronat e minoritetit. 

FINANCIMET E HUAJA NE FUSHATAT ZGJEDHORE. PS, REZOLUTE PARLAMENTIT: SHQETESIM, FONDET RUSE

Partia Socialiste i paraqet nje rezolute Parlamentit per te ndaluar financimet e huaja ne fushatat zgjedhore. Mazhoranca thote se shqetesim jane kryesisht fondet ruse. Ne rezolute parashikohen edhe masa per te parandaluar perhapjen e lajmeve te rreme.

DENOHEN ME NGA 2 VJET BURG GJYQTARET E “EL CLASICO”. PANE NDESHJEN ME PARATE E BIZNESMENIT QE PO GJYKONIN

Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda ka dënuar me 2 vjet burg tre gjyqtarët, të cilët akuzohen se kanë udhëtuar në Spanjë dhe kanë parë ndeshjen “El klasiko” me paratë e një bzinesmen që kishin në gjykim.

SEKUESTROHEN 3 MILIONE EURO PASURI TE 4 PERSONAVE, AKUZOHEN SI PJESE E NJE GRUPI TE STRUKTURUAR KRIMINAL

Policia sekuestron 3 milione euro pasuri ne Shkoder e Velipoje, te cilat dyshohet se burojne nga aktivitete kriminale te 4 personave qe u arrestuan ne Danimarke ne qershor te ketij viti. Ata konsiderohen si pjese e nje grupi te strukturuar kriminal.

RRETHRROTULLIMI ABSURD QE PO MERR JETE NJEREZISH, KATER VIKTIMA NE 4 MUAJT

Shkon ne dy numri i viktimave te aksidentit te nje nate me pare ne rrethrrotullimin e Kolonjes, ne superstraden Lushnje – Fier. Ekspertet e policise rrugore thone se kjo eshte nje nyje absurde, jashte kushteve teknike dhe burim per aksidente fatale.

TRUMP ZBULON QENIN QE KAPI KREUN E ISIS, KUNATI I AL-BAGDADIT I DHA INFORMATA CIA-s

Presidenti amerikan Donald Tramp publikon foton e qenit qe ndoqi ish –kreun e ISIS ne tunelin ku ai fshihej. Ndersa te tjera detaje dalin ne drite mbi bashkepunetoret e CIA-s qe cuan ne zbulimin e tij. Nje prej tyre eshte ish –kunati i Al –Bagdatit.


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT