#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:20 data 3 Dhjetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 3 Dhjetor 2022

Çuçi: Jo protestë brenda perimetrit të sigurisë me 6 Dhjetor, është zonë e kuqe. Berisha: Do tregojmë realitetin

Ministri i Brendshëm thotë se perimetri i sigurisë së Samitit është zonë e kuqe dhe fton opozitën të protestojë në një vend tjetër. Reagon Berisha që thotë se tubimi në bulevard do u tregojë miqve europian realitetin në të cilin jetojnë shqiptarët

Ulet sërish çmimi i naftës në Shqipëri. Europa, çmim tavan për naftën ruse

Bordi i Transparencës vendosi të ulë me 5 lekë cmimin e naftës, teksa nga mbrëmja e së shtunës një litër shitet me 209 lekë. Me 8 lekë ulet benzina e cila tregtohet me 187 lekë litri. BE vendos ccmim tavan 60 dollare per fuci për naftën ruse

Dosja e laboratorit të kokainës, kolumbiani e shoqëroi mallin vetë deri në Frakull

Ngarkesa prej 430 kilogramë kokaine që u kap në Frakull të Fierit ka qenë shoqëruar gjatë gjithë rrugës së saj një prej shtetasve kolumbian. Hetimet zbuluan se ai ka lëvizur në të njëjtën kohë dhe të njëjtin itinerar që ka kryer edhe kokaina.

Zhduken 39 fëmijë shqiptarë në Angli? BBC: Nuk figurojnë më në qendrën e pritjes në Kent

BBC jep alarmin e zhdukjes së 39 fëmijëve shqiptarë të shkuar ilegalisht muajt e fundit në Angli. Media britanike shkruan se fati i tyre nuk dihet qëkurse kanë mbërritur në qendrën pritëse të emigrantëve në Kent. Policia shqiptare nuk e konfirmon

Vrasja e dyfishtë në Kosovë, kritika për mbikqyrjen  elektronike

Ekspertët e sigurisë publike në Kosovë akuzojnë institucionet e rendit se kanë dështuar në zbatimin e ligjit për mbikqyrjen elektronike. Sipas tyre nëse ky ligj do ishte zbatuar 35-vjeccarja Hamide Magashi nuk do ishte vrarë nga ish bashkeshorti i saj.

SHBA nxjerrin bombarduesin e ri bërthamor. Shmang radaret

Shtetet e Bashkuara prezantojnë gjeneratën e re të bombarduesve bërthamorë të pakapshëm nga radarët. Avionët sulmues B-21 synojnë t’u japin epërsi amerikanëve në garën e armëve bërthamore, veçanërisht pas sulmit rus në Ukrainë.

Nis faza e eliminimit direkt, Holanda fiton me SHBA. Argjentina sfidohet nga Australia

Holanda është skuadra e parë që kualifikohet për në fazën e të tetave të Botërorit të Katarit. Holandezët kaluan më tej pasi mundën 3 me 1 SHBA-në. Pas pak Australia do të sfidojë Argjentinën e Messit