#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 3 Shkurt 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 3 Shkurt 2023

My times: McGonigal s’e ka fshehur marrëdhënien me Ramën. Paratë, jo për ndonjë veprim zyrtar.

Gazeta prestigjioze “Nju Jork Tajms” shkruan se ish -zyrtari i FBI-se, Charles McGonigal nuk e ka fshehur marrëdhënien e tij me kryeministrin e Rama dhe se paratë e marra nga Agron Neza nuk ishin per te kryer ndonjë veprim zyrtar.

Berisha: NY Times i jep Ramës goditjen e fundit. Kryeministri: Opozita po fabrikon pisllëqe.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thotë se me shkrimin e saj, gazeta “Nju Jork Tajms” i jep goditjen e fundit Ramës dhe se në SHBA ka nisur një hetim i dytë për të. Por kreu i qeverisë thotë se opozita po fabrikon non stop pisllëqe.

Shpallet projekti fitues për “Auto Moto Park Albania”. Rama: Epokë e re.

Projekti i njw kompanie zvicerane u shpall fitues pwr “Auto Moto Park Albania”. Kryeministri Rama tha se kjo është një epokë e re për Shqipërinë dhe nuk do të jetë largët dita që gara tw “Formula Një” të mbahen në vendin tonë.

Merrnin 15 mijë Lekë për një skaner në QSUT, në pranga një mjek dhe tekniku i imazherisë

Policia godet nje rast korrupsioni ne Qendren Spitalore Universitare “Nene Tereza. Nje mjek dhe nje imazherist i kesaj qendre perfundojne ne pranga pasi merrnin 15 mije leke per te kryer nje skaner jashte listes se planifikuar.

Plan sekret i SHBA për t’i dhënë Rusisë 20% të Ukrainës? Kremlini: Është mashtrim i madh

Rusia pergenjeshtron lajmet se Shtetet e Bashkuara te Amerikes i kane propozuar nje plan per te ndalur luften duke i lene 20% te territorit te Ukraines, duke i quajtur ato si mashtrime te medha te mediave perendimore./tvklan.al