#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 30 Shtator 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 30 Shtator 2022

Anulohet fasha 800 kwh për çmimin e energjisë. Rama: Është ulur konsumi, u rrit niveli në Fierzë

Anulohet rritja e çmimit te energjisë për konsumatoret familjarë që shpenzojnë mbi 800 kilovatorë. Kryeministri Rama shpjegon se vendimi është pasoje e uljes se konsumit te energjisë dhe rritjes se nivelit ne hidrocentralin e Fierzes.

Berisha: Rama u palos nga presioni i opozitës. Kush voton amnistinë fiskale, ka votuar krimin

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, thote se kryeministri u terhoq nga fasha 800 kilovatore si pasoje e presionit te opozitës. Berisha paralajmëron deputetet demokrate se nëse votojnë amnistinë fiskale, votojnë krimin.

Katet pa leje, Çuçi: Përgjegjësi e drejtësisë. Pezullohet shefi i Komisariatit nr 1

Ndertimet pa leje çojnë në pezullimin nga detyra te shefit te Komisariatit numër 1 ne Tiranë dhe të 3 oficerëve të tjerë te policise. Ministri i Brendshem, Bledi Çuçi thote se përgjegjësia për shkeljet e lejeve te ndertimit bie mbi drejtësinë.

Prokuroria Speciale tërheq akuzat për ish-luftëtarët e UÇK për krimet në Ferizaj

Prokuroria speciale tërhiqet nga akuzat krimet e kryera ne Ferizaj, per ish –presidentin Hashim Thaci dhe ish-drejtuesit e tjere te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, te cilet mbahen ne burgun e Hages nen akuzën per krime lufte.

Rusia anekson 4 rajone të Ukrainës. Putin. Tani është koha për bisedime

Rusia anekson 4 rajone ne Lindje te Ukraines. Vladimir Putin thote se tani eshte koha per t’u ulur ne bisedime per paqen. Perëndimi dënon vendimin. Presidenti Zelenski thote se “cdo cope toke e Ukrainës do t’i mbetet asaj.

21 viktima nga uragani në Ian. Shkatërrime masive në Florida.

Thellohet bilanci i dëmeve të uraganit IAN, i konsideruar ndër më të fuqishmit që ka goditur ndonjëherë Shtetet e Bashkuara. Autoritetet në Florida njoftuan për 21 viktima, teksa një numër i madh qytetarësh janë raportuar të zhdukur

Brenda Piramidës që po shndërrohet në qendër të teknologjisë. Gati në Pranverë.

Përfundojnë më shumë se 50 për qind e punimeve për transformimin e Piramidës në qendrën më të madhe të inovacionit në Ballkan. Bashkia e Tiranës synon që i gjithë projekti të përfundojë brenda pranverës./tvklan.al