Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 4 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Rama mbyll fushatën në Shkodër e Lezhë: Mos u besoni më atyre që ju zhgënjyen. PS nuk ka diskriminuar veriun
Edi Rama mbyll takimet elektorale për qarkun e Shkodrës dhe Lezhes duke u kërkuar banorëve që në 11 maj të braktisin ata që i zhgënjyen në 3 dekada. Rama hodhi poshtë akuzat se ka diskriminuar veriun ndërsa shigjetoi Berishën për lobimin në SHBA.
Berisha: Rama la në harresë veriun. Ulim taksat për të shtuar bizneset
Por Sali Berisha, gjatë takimeve në Tropojë, Has dhe Mirditë e akuzoi kryeministrin Rama se ka lënë në harresë veriun e vendit. Berisha premtoi që me ardhjen në pushtet të ulë taksat për bizneset në mënyrë që t’u jepet më shumë frymëmarrje.
Arrestohet vëllai i deputetit të PD. Të dy u përfshinë në një sherr me një shofer kamioni
Arrestohet vëllai i deputetit të PD. Të dy u përfshinë në një sherr me një shofer kamioni Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë 24-vjeçari. Shkak për ngjarjen, një gërvishtje e makinave Shqiptarët po zgjedhin pushimet brenda vendit. Çmimet e paketave dhe kursi ndryshuan trendin
Përplasja me armë në Laç, ndërron jetë 24-vjeçari. Shkak për ngjarjen, një gërvishtje e makinave
Ndërroi jetë në spital, një 24-vjeçar që u përfshi në konfliktin me armë të një dite më parë në Laç ndërsa një tjetër i ri është në gjendje të rëndë. Mësohet se shkak për konfliktin u bë një gërvishtje mes makinave që përfundoi në nxjerrjen e armëve.
Shqiptarët po zgjedhin pushimet brenda vendit. Çmimet e paketave dhe kursi ndryshuan trendin
Ndryshe nga vitet e kaluara, këtë sezon veror gjithnjë e më shumë shqiptarë po zgjedhin të pushojnë brenda vendit. Shkak për ndryshimin e trendit, sipas operatorëve është bërë rritja e çmimeve për udhëtimet jashtë dhe kursi i këmbimit.
Trump nuk do të kandidojë për një mandat të tretë, nuk përjashton përdorimin e forcës për aneksimin e Groenlandës
Donald Trump hedh poshtë idenë e një rikandidimi për një mandat të tretë si President, ndërsa ka zgjedhur Vance dhe Rubio si kandidatë të mundshëm për në Shtëpinë e Bardhë. Nuk përjashton mundësinë e përdorimit të forcës për të aneksuar Groenlandën.
Nis ‘’lufta’’ për titullin kampion në superligë. Sot Vllaznia-Dinamo, nesër Partizani=Egnatia
Pas 36 javëve kampionat, nis sot lufta për titullin kampion në Superligë. Vllaznia dhe Dinamo do të zbresin në Arenën Kombëtare, për duelin e parë gjysmëfinal në “Final Four”. Të hënën do të jetë radha e përballjes Partizani – Egnatia.
/tvklan.al