Lajme Tv Klan 4 Tetor 2022, ora 23:30


Lajme Tv Klan 4 Tetor 2022, ora 23:30

00:30 05/10/2022

#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 4 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 4 Tetor 2022

Goditet grupi i vrasësve me pagesë. Zbardhen 2 krime, u porositën nga Kasandër Noga.

Policia e Durrësit godet një grup vrasësish me pagese, duke zbardhur 2 krime te kryer prej tyre dhe duke parandaluar nje vrasje te dyfishte. Porositës i vrasjeve rezulton Kasandër Noga, i arrestuar ne Belgjikë për plagosjen e Erjon Hasanbelliut.

Rama: Brenda javës vendoset një çmim tavan për naftën e peshkatarëve.

Në një takim me peshkatarët e Durrësit, kryeministri Rama tha se brenda javës qeveria do të përcaktojë një çmim tavan të naftës që ata përdorin. Rama sqaroi e projekti i ri i portit të Durrësit do të përfshijë edhe një markatë moderne të peshkut.

Presidenti nis takimet për datën e zgjedhjeve. PD-PL, diskutime për kandidatët e përbashkët

Presidenti i Republikës nis konsultimet me përfaqësues te partive politike për te caktuar datën e zgjedhjeve lokale, teksa nga PD thirri ne takim nënkryetarin Oerd Bylykbashi. Në kampin opozitar nisin bisedimet për kandidatë të përbashkët.

Shqipëria, marrëveshje me Spanjën për gazin. Balluku: Në 2023 nis puna për segmentin e pare të IAP.

Nënshkruhet marrëveshja mes ALBGAZ dhe kompanise spanjolle ENAGAS që i hap rrugë vënies në jetë të projekteve të Qeverisë shqiptare në sektorin e gazit. ZV/kryeministrja Belinda Balluku thotë se vitin tjetër nis puna për projektin IAP

INSTAT: 41% e të ardhurave në çdo familje shkon vetëm për ushqime

Një raport i INSTAT zbulon se në vitin 2021 çdo familje shqiptare shpenzoi 41% të të ardhurave për ushqime. Pjesën tjetër e merr qiraja, uji dhe energjia elektrike ndërsa pas tyre renditen mobilimi dhe transporti.

Rusia stërvitje për armë bërthamore? Mediat: Putin është në vështirësi nga humbjet

Rusia mund të jetë duke u përgatitur për nisjen e një stërvitjeje të gjerë me armë bërthamore. Në rrjetet sociale qarkullojnë pamje që tregojnë lëvizjen e makinerive. Mediat raportojnë se Putin është në vështirësi nga humbjet.

/tvklan.al












Të ngjashme