Lajme Tv Klan 5 Gusht 2022, ora 19:30




Lajme Tv Klan 5 Gusht 2022, ora 19:30

20:45 05/08/2022

#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 5 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 5 gusht 2022

Deshmia rrenqethese e babait te Jonades: Skafi i policise me vrau vajzen nder duar.

Zbardhet dëshmia rrëqethëse e dhënë përpara hetuesve e babait të Jonadës 7-vjeçare që humbi jetën në plazhin e Potamit. Ai thotë se ishte në ujë bashkë me vajzën, por i ka ndarë skafi që lëvizte me një shpejtësi skëterrë.

Burg për Arjan Tasen, ish-komisari u kërkon ndjes familjes së 7-vjecares dhe policisë.

Gjykata e Vlorës lë në burg pa afat ish-efektivin e policisë, Arian Tase, nen akuzën e “vrasjes me dashje te kryer ne mënyrë indirekte”. Tase u kërkon falje familjareve te vajzës 7- vjeçare qe goditi për vdekje me gomone dhe policisë.

Mediat angleza: Ministria e Jashtme duhet të reagojë për Jonada Avdine. Shumë plazhe në Shqipëri, pa siguri.

Mediat ne Angli i kërkojnë ministrisë se jashtme britanike te reagoje për vdekjen e 7-vjeçares Jonada Avdia, per shkak se ajo ishte nënshtetase angleze dhe shkruajnë se plazhet ne Shqipëri janë pa mbikëqyrje.

Berisha: Cuci me veljere me trafikante. Meta: Ai ka kriminaliuzuar policinë. Reagon ministri: Sajesa.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzon ministrin e Brendshëm për pronësinë e një kompanie velierash me trafikantë. Ndërsa Ilir Meta thotë se ai ka kriminalizuar policinë, por ministri Çuçi reagon duke i quajtur akuzat sajesa.

Voa: Pas sulmit kibernetik fshihen aktorë iranianë. Një kompani amerikane tregon cfarë u synua.

Pas sulmit kibernetik qe goditi shërbimet qeveritare ne Shqipëri mund të fshihen aktore iraniane. Zëri i Amerikës shkruan se një kompani amerikane zbuloi autoret dhe synimin e tyre për te penguar konferencën e MEK qe do mbahej në Manzë. 

Bie ndjeshëm cmimi i naftës në bursë. Presidenti Biden: Ulje në nivel rekord.

Bie ndjeshëm çmimi i naftës ne bursat ndërkombëtare, ku një fuçi po shitet mes 89 dhe 94 dollarëve. Presidenti Xho Bajden thotë se kjo ulje rekord është pasoje e përpjekjeve amerikane për te shtuar prodhimin ne mbare boten.










Të ngjashme