#lajme, #edicioniinformativ ora 23:45 data 5 Prill 2024 #TvKlan #KlanLajme
Spiker: Redi Prifti
Headlines 5 Prill 2024
Dosja “Goro,” sekuestrohen 5 mijë m2 tokë në Himarë. SPAK: Prona shtetërore u tjetërsua në shkelje të ligjit
SPAK sekuestron nje tjeter sipërfaqe prej 5 mije meter katrorësh toke ne Himare, si pjese e hetimeve ndaj ish -kryetarit Jorgo Goro. Prokuroria e Posaçme thote se kjo prone eshte tjetersuar ne shkelje te ligjit.
PS-PD caktojnë 4 ekspertët për reformën zgjedhore. Bylykbashi: Lista të hapura dhe ndryshim të sistemit
Grupi i punes i ngritur nga mazhoranca dhe opozita caktoi 4 ekspertet per kryerjen e reformes zgjedhore, teksa kerkon ndihme edhe nga OSBE-ODIHR. Ne mbledhjen e sotme u caktuan 4 ekspertët ligjore. Oerd Bylykbashi tha se opozita kerkon lista te hapura dhe ndryshim te sistemit.
Sazani, në listën e “100 plazheve të arta”. Vleresime për ujin e kristaltë dhe klimën
Ishulli i Sazanit renditet ne listën botërore te “100 plazheve te arta”. Zona vlerësohet jo vetëm per ujin e kristalte dhe klimën e bute, por edhe për historinë qe mbart si nje ish-baze ushtarake e Luftës se Ftohte.
Nis regjistrimi i popullsisë në Kosovë. Serbët deklarojnë bojkotim të procesit
Nisi sot ne Kosove regjistrimi i popullsisë, banesave dhe ekonomive familjare, proces qe pritet te zgjase deri ne 17 maj. Lista Serbe deklaroi bojkotin permes nje thirrjeje drejtuar serbeve te veriut per ta refuzuar procesin.