Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 5 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Headlines 5 Prill 2025
Sterilizimi, zbardhen argumentet e Gjykatës për Ilir Beqajn: Kostot u frynë me 56.4%, dëmi u bë i detyrueshëm
Zbardhet vendimi i Gjykatës për dosjen e sterilizimit për të cilën Ilir Beqajn akuzohet për vjedhje dhe grup kriminal. Gjykata thotë se projekti koncensionar ka qënë i paracaktuar dhe se ish-ministri i Shëndetësisë dhe zëvëndësi i tij frynë kostot me 56 %, ndersa demi u be detyrues.
Rama: Brenda kësaj dekade do kemi industrinë tonë ushtarake. Do të eksportojmë armatime
Kryeministri Edi Rama shprehet se Shqiperia brenda kesaj dekade do te kete industrine e saj ushtarake, duke u bere nje vend eksportues i municioneve. Ai gjithashtu premtoi rritje te pagave ne ushtri per te kapur mesataren e NATO-s.
Berisha firmos kontratën me Sindikatat: Rrisim 20% pensionet dhe indeksojmë dyfishin e inflacionit
Kreu i opozitës Sali Berisha firmosi një kontratë me Sindikatat e Bashkuara ku angazhohet të plotësojë kërkesat e tyre brenda 100 ditëve të para të qeverisjes. Ai premtoi rritje të pensioneve me 20 % dhe indeksim çdo vit të inflacionit në dyfishin e tij.
380 mln euro investime në prona. Ekspertët: Rruga drejt BE e bën Shqipërinë të sigurt për të investuar
380 milione euro investuan të huajt në Shqipëri në tregun e pronave gjate 2024, duke shënuar një rritje me 17 % krahasuar me 2023. Ekspertët vlerësojnë se pozita gjegrafike dhe ecuria e mirë në procesin e integrimit e ka kthyer vendin tonë të lakmueshëm për të huajt
Planifikimi familjar, shqiptarët të fundit për kontraceptive. Mjekët: Ende tabu në familje
Edhe pse ka rritje nga viti në vit, shqiptarët janë të fundit në Europë për planifikimin familjar me metodat moderne kontraceptive. Mjekët thonë se kjo mbetet ende tabu për familjet shqiptare.
SHBA nis zbatimin e tarifës 10%, preket edhe Shqipëria. Përjashtohen mallrat e nisura më parë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisën sot vjeljen e tarifës së re doganore prej 10 për qind për importet. Nga ky vendim preken edhe mallrat nga Shqipëria me Kosova. Përjashtohen produktet e nisura para të shtunës.
Rigersa fiton edicionin e 6-të të X Factor Albania. Salvatore i dyti, Leandra e treta
Rigersa fiton edicionin e gjashtë të spektaklit të zbulimit të emrave te rinj te muzikës shqiptare, X Factor Albania në Televizionin Klan. I dyti u rendit Salvatore, ndërsa e treta, Leandra. Nata finale dhuroi spektakël dhe emocione të forta.
/tvklan.al