Lajme Tv Klan 5 Tetor 2022, ora 23:40


Lajme Tv Klan 5 Tetor 2022, ora 23:40

00:41 06/10/2022

#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40 data 5 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 5 Tetor 2022

Sulmi kibernetik, Shqipëria vendosi të mos i kërkojë NATO-s zbatimin e nenit 5. Rama: Rrezikonte përshkallëzimin

Shqiperia ka konsideruar mundësinë që ti kërkonte NATO-s të zbatonte nenin 5 të Traktatit si kundërpërgjigje ndaj sulmit kibernetik të Iranit. Rama thotë se në fund qeveria vendosi të mos e ndërmarë këtë hap për të mos e përshkallëzuar situatën.

Qeveria u rrit pagat me 15% pedagogëve. Rama: Protesta e tyre është kapriço

Qeveria vendos te rrise me 15 perqind pagat e pedagogeve. 8 perqind e rritjes do te paguhet nga  buxheti i universiteteve ndërsa pjesa tjetër nga qeveria. Kryeministri Rama thote se protesta e pedagogeve eshte kapriço e tyre.

Pedagogët: Nuk jemi dakord me rritjen. Berisha: Vendim cinik i Edi Ramës.

Pedagoget e kundërshtojnë rritjen me 15 perqind. Ata insistojne ne dyfishimin e pages dhe paralajmërojnë bojkot te procesit. Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha e quan rritjen e qeverise nje vendim cinik te Rames.

Rama dhe Rutte zbardhin idenë e Komunitetit Politik Europian

Kryeministri Rama dhe homologu i tij holandez, Mark Rute zbardhin idene e komunitetit politik europian. Ne nje editorial te perbashket te publikuar ne “Politiko”, ata thone se ky mekanizëm nuk zëvendëson procesin e anëtarësimit.

Dëshmia e vëllezërve Beqiraj hap dosjet e vjetra. Në verifikim 2 vrasje me pagesë.

Dëshmia e vëllezërve Gentjan dhe Indrit Beqiraj që zbuluan një rrjet vrasësish me pagesë hapin të tjera dosje të vjetra. Në fokus janë 2 vrasje të ndodhura në Durrës dhe Tiranë, dëshmitë për të cilat janë duke u verifikuar me prova të tjera.

Balluku: Gjoba institucioneve që nuk kursejnë 15% energji elektrike.

Çdo institucion shtetëror do të ketë një administrator të posaçëm për kursimin e energjisë elektrike. Detyra e tij është të sigurojë kursimin e 15% të energjisë në raport me një vit më parë. Në të kundërt parashikohen edhe gjoba./tvklan.al












Të ngjashme