#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30 data 6 Korrik 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 6 Korrik 2022

Rriten me 6% pagat e mësuesve dhe mjekëve. Shtesa reflektohet që nga paga e Korrikut
Qeveria rrit me 6 perqind pagat per arsimtaret dhe punonjesit e shendetesise. Nga vendimi qe shtrin efektet nga data 1 korrik, do te perfitojne 55 mije te punesuar ne keto sektore. Rritet paga edhe per oret shtese, me 10 perqind.

Bordi ndryshon sërish çmimet e Krburanteve, ulet me 9 Lekë nafta dhe me 12 Lekë benzina
Bordi i Transparences ndryshon serish cmimet e kaburanteve. Prej ores 18 te dites se sotme, nafta do te shitet me 9 leke me pak per liter, ndesa benzina me 12 leke. Mbetet i pandryshuar cmimi i gazit te lengshem.

Nismë mes Shqipërisë dhe Holandës për komunitetin e ri politik të BE-së
Kryeministri Rama deklaron se Shqiperia dhe Holanda do te ndermarrin nje nisme te perbashket per te implementuar idene e presidentit francez per nje komunitet te ri politik ne Europe. Propozimi do te paraqitet samitin e Prages ne tetor.

Protesta e opozitës, Berisha: Mblidhemi për të larguar Ramën, policia të mos provokojë
Opozita proteston neser perpara kryeministrise. Kryetari i Partise Demokratike, Sali Berisha thote se protesta ka per qellim largimin e qeverise Rama dhe i ben thirrje policise qe te mos provokoje protestuesit.

30-50 mijë Lekë për të prenotuar një varr në Tufinë. 8 në pranga, 2 në kërkim
Tete persona perfundojne ne pranga, dy shpallen ne kerkim dhe dy te tjere procedohen ne gjendje te lire, pasi shisnin kundrejt shumave te konsiderueshme hapesira per varre ne Tufine dhe ishin te perfshire ne afera te tjera korruptive.

Vala e re e Covid, Komiteti: Urgjent vaksinat, maskanë ambiente të mbyllura
Komiteti Teknik i Eksperteve shpreh shqetesim per valen e re te covid dhe ben thirrje per vaksinim urgjent te popullates. Ekspertet sugjerojne edhe mbajtjen e maskave ne ambiente te mbyllura.