Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 6 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headline, 6 Prill 2025

Moti i keq përfshin veriun e juglindjen e vendit. Rikthehet dëbora, ulen temperaturat

Veriu dhe Juglindja e Shqiperise u përfshirë kete te diel nga moti i keq, duke rikthyer reshjet e dëborës në qarqet Kukës, Dibër, e Shkodër e Korçë. Në disa akse rrugore qarkullimi është vështirësuar ndërsa temperaturat pritet të bien nën zero gradë celsius.

Rama në Izrael për qendren e re “SHEBA” për inovacion e IA në spitalin QSUT

Kryeministri Edi Rama gjate qëndrimit në Tel Aviv vizitoi qendrën spitalore SHEBA, ku u njoh nga afër per mënyrën se si  do te funksionoje qendra e Inovacionit dhe te Inteligjences Artificiale ne QSUT ne Tirane, qe do te sherbeje per luftën kunder sëmundjeve tumoriale.

Berisha prezanton kandidatët e Elbasanit: Lista e PS me emra të lidhur me krimin.

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha prezanton kandidatët për deputetë për qarkun e Elbasanit. Ai foli për programin elektoral të opozitës ndërsa nuk i kurseu shigjetimet për listën e PS duke i akuzuar për lidhje me krimin.

4.2 miliardë euro jashtë bankave. Ekspertët: Tavan për pagesat cash.

Paraja jashtë bankave gjatë muajit shkurt të këtij viti kapi vlerën e 4.2 miliardë eurove duke u rritur me 9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ekspertët sugjerojnë vendosjen e një tavani për pagesat me para në dorë.

Gjykata lë në burg vrasësin e Ilaria Sules. Dyshohet se nëna e ndihmoi pas krimit.

Do të vijojë të qëndrojë në qeli 23-vjeçari filipinas që vrau studenten Ilaria Sula në Romë. Hetuesit do të marrin sërish në pyetje nënën e tij pasi dyshohet se e ka ndihmuar në fshehjen e trupit të së resë dhe heqjen e njollave të gjakut në banesë.

Protesta masive kundër Trump në SHBA. Kundërshtohen politikat e tij ekonomike.

Protesta masive anti-Tramp u zhvilluan në Uashington dhe qytete të tjerë të rëndësishëm në Shtetet e Bashkuara. Manifestuesit kundërshtojnë politikat e tij, veçanërisht ato ekonomike që sipas tyre po rrënojnë vendin.

/tvklan.al