#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:15 data 6 Tetor 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 6 Tetor 2022
Mblidhet në prangë samiti i komunitetit politik Europian. Rama: Do adresoj çështjet e përbashkëta.
Mbahet në Prage takimi parë i Komunitetit politik europian, me pjesemarrjen e 44 lidereve. Kancelari Sholc dhe kryeministri Rutte e vleresojne atë si një ide te mire per paqen, ndërsa kryeministri Rama thotë se komuniteti do adresojë ccështjet e përbashkëta

Berisha: Negociata me grupin e Alibeajt dhe aleatet për kandidate të përbashkët në zgjedhje.
Sali Berisha, konfirmon negociatat me deputetet qe mbeshtesin Enkelejd Alibeajn dhe me aleatet per te dale me 1 kandidat te perbashket ne zgjedhjet vendore. Dhurata Çupi pranon oferten e Berishes per reformen territoriale.

Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS Alqi Bllako, lihet në arrest shtëpie.
Lirohet nga burgu ish –deputeti i Partise Socialiste, Alqi Bllako, i arrestuar per ceshtjen e inceneratorit te Fierit, si pergjegjes ne kohen kur mbante detyren e sekretarit te pergjithshem te Ministrise se Mjedisit. Gjykata e le ne arrest shtëpie.

Vrasjet me pagesë, lihen në burg vëllezrit Beqiraj. Gjykata cakton masat edhe për 14 të arrestuarit e tjerë.
Dy vëllezërit Beqiraj që dëshmuan para uniformave blu përfshirjen në një grup kriminal që kryente vrasje me pagesë u lanë në burg. Në qeli do të qendrojnë edhe 12 të arrestuar të tjerë të arrestuar gjatë të njëjtit operacion, ndërsa njëri është lënë i lirë.

Kosova, 300 mln euro për imporit e energjisë. Paketë financimi për ngrohjen alternative.
Kosova perllogarit te shpenzoje 300 milione euro per importin e energjise gjate periudhes se dimrit. Por qeveria po nxit ngrohjen alternative duke premtuar subvencione per cdo familje qe siguron ngohje te ndryshme nga ajo elektrike.
Masakër në çerdhen e fëmijëve, ish-polici i përjashtuar për drogë vret 38 persona.
Një ish-polic i përjashtuar si përdorues droge kreu një masakër me armë në një çerdhe fëmijësh në Tajlandë. Ai qëlloi për vdekje 38 persona mes të cilëve 24 fëmijë dhe pasi ekzekutoi edhe bashkëshorten dhe djalin e tij, u vetëvra.