#Lajme, #edicioniinformativ ora 23:00 data 7 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Reis Cico

Headlines 7 gusht 2022

Tragjike ne New York, aktori shqiptar hedh gruan nga ballkoni dhe me pas vetevritet.
Ngjarje e rendë në një familje shqiptare në Një Jork të Shteteve të Bashkuara. Një festë ditëlindjeje u kthye në mort, pasi aktori Florind Belliu hodhi gruan nga ballkoni i apartamentit ku jetonin dhe më pas i dha fund jetës.

40% e emigranteve ilegal ne Britani jane nga Shqipëria. Futen me gomone.
Një raport sekret i ushtrisë britanike zbulon se 40% e emigrantëve ilegalë që hyjnë në ishull përmes kanalit të La Manshit janë shqiptarë. Mediat vendase raportojnë se trafiku ilegal i klandestinëve reklamohet edhe në rrjetet sociale.

Lufte me zjarret nga veriu ne jug. 23 vatra gjate 24 oreve te fundit.
Vijon beteja me flakët nga veriu në jug të vendit. Një zjarr masiv u vu nwn kontroll në zonën e Bukmirës në Mirditë i cili rrezikoi edhe disa banesa. Ministria e Mbrojtjes tha se në 24 orët e fundit u përball me 23 vatra ndërsa 5 janë ende aktive.

Bie cmimi i grurit ne bursa. Ne renie edhe ushqimet per shkak te marreveshjes Kiev-Moske.
Organizata e OKB-së për Bujqësinë dhe Ushqimin vlerëson se çmimet e ushqimeve kanë pësuar rënien më të madhe mujore në 14 vitet e fundit. Për këtë ka ndikuar marrëveshja që çliroi eksportin e grurit ukrainas.

Gazetarja ruse shpallet non grata ne Kosove. U ndalua si e lidhur me spiunazhin.
Gazetarja ruse Daria Aslamova e ndaluar një ditë më parë në kufirin verior të Kosovës është shpallur “non grata” pas dyshimeve për lidhje me spiunazhin. Ministri i Brendshëm njoftoi se për 5 vite ajo nuk duhet të shkelë në Kosovë.

Arrihet armepushimi Izrael-Palestine. 41 viktima ne gaza nga raketat izraelite.
Arrihet armëpushimi mes Izraelit dhe Xhihadit Islamik Palestinez pas ndërmjetësimit të Egjiptit. Raketat e lëshuara në Gaza gjatë fundjavës shënuan 41 viktima, mes të cilëve 6 fëmijë. Edhe palestinezët u përgjigjën mes sulme.