Lajme, #edicioniinformativ ora 23:40, 7 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 7 Maj 2025

Rama: Fitorja me 11 Maj, për të realizouar një mision. Programi ynë s’ka përralla, por plane konkrete

Kryeministri Edi Rama kërkoi në Fier, Lushnje e Fushë-Krujë votën e shqiptarëve për të realizuar misionin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Ai tha se Partia Socialiste nuk ka nje program elektoral si kundërshtarët, por një plan konkret veprimi

Berisha në Korçë: 11 Maji dita e ndarjes së epokave. Dua 100 ditë për të bërë kthesën vendimtare

Kryetari i opozitës, Sali Berisha thotë se 11 maji do të jetë dita e ndarjes së dy epokave. Nga Korcca ku mbylli fushatën elektorale ai kërkoi 100 ditë kohë për të bërë të mundur kthesën vendimtare për Shqipërinë.

Shtyhet vlefshmëria e “ID” që skadojnë deri në 11 Maj. U jepet mundësia të votojnë

Qeveria vendos të shtyjë deri në fund të muajit vlefshmërinë e pasaportave apo kartave të identitetit që skadojnë deri në 11 maj. Vendimi u mor për t’u dhënë mundësi të gjithë qytetarëve të votojnë në zgjedhjet parlamentare të së dielës.

“Giro d’Italia”, Tirana bëhet gati për garën. Ndalohet qarkullimi i këmbësorëve gjatë itinerarit

Tirana bëhet gati për të pritur “Giro D’Italia” një prej ngjarjeve më të rëndësishme sportive europiane. Bashkia apelon që qytetarët të marrin masa për bllokimin e disa akseve për 2 ditë. Edhe qarkullimi i këmbësorëve do të jetë i ndaluar përgjatë itinerarit.

12 seanca për 1 kryetar. Albin Kurti dështon sërish të konstituojë Kuvendin e Kosovës

Dështoi për 12-tën herë përpjekja e Vetevendosjes për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Kurti hedh poshtë edhe propozimin e LDK-së per një qeveri tranzicioni. Opozita jep sinjale në favor të idesë së një qeverie të përbashkët.

Tym i zi në vatikan. Dështon përpjekja e parë e kardinalëve për zgjedhjen e Papës së ri.

Tym i zi nga Kapelen Sistine. Konklava nuk mundi të zgjedhë Papën e ri në votimin e parë i cili zgjati rreth tre orë. Në ditën e dytë pritet të zhvillohen 4 votime, ndërsa kardinalët do të mbetet të izoluar nga bota e jashtme derisa të dalë tymi i bardhë

/tvklan.al