Spiker: Redi Prifti
Headlines 7 Nëntor 2023
Emigrantët nga Italia, Rama: Asnjë problem për Shëngjinin. Meloni: Shqipëria po sillet si vend i BE.
Kryeministri Rama sqaron se ngritja e kampit te refugjateve qe do te vijnë nga Italia nuk do te ketë asnjë problem për Shëngjinin. Ndërsa kryeministrja Meloni thotë se me pranimin e tyre Shqipëria po sillet si vend i Bashkimit Europian.
Brukseli: Po kërkojmë informacione nga Italia. Opozita italiane, kundër. Berisha: E pavlefshme.
Bashkimi Europian deklaron se po kërkon informacione nga Italia për marrëveshjen e emigranteve me Shqipërinë. Opozita italiane shprehet kundër, ndërsa ne Tirane, lideri demokrat Sali Berisha e quan atë të pavlefshme.
Dhuna e denoncuar në Stop në kopshtin “Stinët”, merret në pyetje edukatorja. Ministria urdhëron mbylljen.
Policia procedon penalisht edukatoren e kopshtit “Stinët” e cila u denoncua me pamje filmike në emisionin “Stop” në Tv Klan, duke dhunuar barbarisht një fëmije 3 vjeç. Ministria e Arsimit urdhëron mbylljen e kopshtit, pasi nuk kishte licencë.
Vetingu në polici në “ngërç”. Në 6 muaj vetëm 3 vendime nga agjencia e mbikqyrjes policore.
Vetingu i drejtuesve te policisë është në ngërç. Ne 6 muaj, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka dhënë vetëm 3 vendime, duke shënuar një prej ritmeve më të ulëta të vlerësimit të figurave të larta në radhët e uniformave blu.
Netanyahu refuzon kërkesën e presidentit Biden për armëpushim humanitar në Gaza.
Kryeministri izraelit, Beniamin Netanjahu refuzon kërkesën e presidentit amerikan Xho Bajden per nje armëpushim humanitar në Rripin e Gazes. Ai tha se nuk do të ketë ulje të armëve pa u liruar pengjet e marra nga Hamasi.
Boksi ndërkombëtar zbret në Tiranë gjatë Nëntorit. 9 shqiptarë ndeshen me rivalë të huaj.
9 boksierë shqiptarë do të përballen me rivalë nga e gjithë Europa në një event ndërkombëtar që do të mbahet në Tirane gjate festave të nëntorit. Dy ndeshjet kryesore do të vlejnë për titull në federatën WBC.
/tvklan.al