Lajme, #edicioniinformativ ora 23:30, 7 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Reis Çiço

Headlines 7 Prill 2025

Rama nderohet me medaljen presidenciale të nderit në Izrael: Hamasi, nazistët e shekullit të ri

Kryeministrit Edi Rama u nderua sot ne Izrael me “Medaljen Presidenciale te Nderit”, qe u jepet personaliteteve. Kreu i qeverise theksoi se ne Shqiperi nuk ka vend per asnje forme urrejtjeje dhe tha se Hamasi eshte nazizmi i shekullit te ri.

Berisha në PPE: Në Shqipëri, luftë me diktaturën. Rama është i lidhur me krimin, po blen zgjedhjet e 11 majit

Nga takimi i grupit te Partive Popullore Europiane ne Strasburg, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha tha se në Shqipëri opozita po lufton me diktaturën dhe akuzoi kryeministrin Rama se po blen zgjedhjet e 11 majit.

Vritet me 3 plumba në kokë një 43-vjeçar shqiptar në Itali. Autori është një bashkëkombas

Nje 43-vjeçar shqiptar u vra me arme zjarri mbremjen e kaluar nga nje bashkekombas perpara nje lokali ne Pordenone te Italise. Autori, qe e qelloi me 3 plumba ne koke u ndalua nga policia, e cila po heton motivet e krimit.

1 viktimë nga moti i keq në Has. Përmirësohet situata në zonat malore, temperaturat zbresin në -9 gradë

Moti i pazakontë që përfshiu vendin tonë të dielën ka shkaktuar edhe një vitimë, teksa një i ri nga Hasi që kishte shkuar për dru në mal u gjet i pajetë. Përmirësohet situata në zonat malore, por problem mbeten temperaturat që kanë zbritur në minus 9 gradë

KE propozon tarifa 25% për mallrat amerikane. Von Der Leyen: Jemi gatu për negaciata me SHBA

Komisioni Europian kundërpërgjigjet dhe propozon kundër-tarifa 25 për qind për mallrat amerikane. Ursula Von Der Lajen thotë se BE është gati për negociata me SHBA dhe ka ofruar taksa zero per zero.

Tirana fiton derbin e kryeqytetit dhe merr 3 pikë më shumë vlera për mbijetesën. Partizni rrezikon ”Final Four”

Tirana fiton 3 me 0 derbin e kryeqytetit me partizanin. Një fitore me shumë vlerë për mbijetesën në superiore për bardheblutë, ndërsa humbja djeg shumë për të kuqtë të cilët rrezikojnë tashme “Final Four”.

/tvklan.al