#lajme , #edicioniinformativ ora 15:30 data 8 Gusht 2022 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 8 Gusht 2022

Kapet 1 ton kanabis, po dergohej në Itali me 3 gomone. Në pranga 5 persona

Rreth 1 ton kanabis u sekuestrua në Vlorë gjatë një operacioni të përbashkët mes policisë shqiptare dhe Guardia di Financa të Italisë. 3 shqiptare dhe 2 ukrainas u arrestuan, ndërsa një person tjetër është shpallur në kërkim.

Vijon beteja me zjarret në vend. Nën kontroll vatra në Elbasan, përmirësim në Mirditë

Vijon beteja me zjarret në vend. 8 vatra janë aktive aktualisht në Shqipëri nga 26 që u shfaqën në 24 orët e fundit. Është vënë nën kontroll situata në kurorën e Elbasanit. Përmirësohet situata në Bukmirë të Mirditës.

PD bën dy propozime për naftën dhe biletat, Berisha: Qeveria të reflektojë ose protesta

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha paraqiti sot 2 nisma që lidhen me përgjysmimin e taksës së karburantit dhe të subvencionimin e plotë të biletave të transportit. Ai tha se qeveria duhet reflektojë ose do përballet me protesta.

Inflacioni në Korrik preku rekordin 7.5%. Rriten çmimet e pijeve, karburantit e ushqimeve

Inflacioni arriti në 7.5% në muajin korrik duke prekur një nivel rekord. Sipas raportit të fundit të Institutit të Statistikave rritjen më të madhe të çmimeve e shënuan karburantet, ushqimet dhe pijet alkoolike.

Ulje drastike e naftës në bursat ndërkombëtare. Shkaku, frika e recensionit dhe prodhimi nga OPEC

Në bursat ndërkombëtare, nafta e papërpunuar preku nivelet më të ulëta që prej fillimit të Shkurtit, kur nuk kishte nisur sulmi rus në Ukrainë. Çmimi ra sot në 88 dollarë për fuçi, duke humbur të gjitha kuotat e fituara në këto 5 muaj.

Qeveria greke përfshihet në një skandal përgjimesh. Aplikacione në celularët e opozitës dhe gazetarëve

Një skandal përgjimi përfshin qeverinë greke, pas zbulimit se Shërbimi Informativ u përpoq t’u instalonte me linqe dhe aplikacione të fshehta përgjimi në celularët e kreut të PASOK-ut dhe disa gazetarëve.