#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 8 Prill 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headlines 8 Prill 2023

Krim i dyfishte ne nje familje ne Shkoze.43-vjeçari vret kunaten ne sy te femijes dhe veten
Një krim i rëndë brenda familjes tronditi mëngjesin e sotëm Tiranën. Një 43 vjeccar qëlloi për vdekje me pistoletë kunatën dhe më pas edhe veten. Autori dyshohet se kishte probleme të shëndetit mendor

Goditen dy grupe kriminale, shperndanin kokaine ne durres e shijak. 8 persona te arrestuar
8 persona, pjesë e dy grupeve të ndryshme kriminale u arrestuan gjatë një operacioni anti-drogë në Durrës dhe Shijak. Ata bashkëpunonin me njeri-tjetrin për shitjen e kokainës në lokalet e natës në qytetin bregdetar.

Rritje pagash edhe ne institucionet e sigurise, perfitojne 17 mije persona. Rama: Te krahasueshme me rajonin
Reforma e rritjes së pagave do të prekë edhe mbi 17 mijë punonjës të institucioneve të sigurisë. Kryeministri Rama thotë se policët, punonjësit e burgjeve dhe ata të shërbimit zjarrfikës do të kenë paga dinjitoze të krahasueshme me rajonin.

Berisha ne Durres: Kandidatja e PS-se, nga sirtaret e mafies. Gjushi e Çela, dyshja me mafioze
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se kandidatja e socialistëve në Durrës, Emirjana Sakon ka dalë nga sirtarët e mafies. Ai akuzoi Vangjush Dakon dhe Adrian Çelën se përbëjnë dyshen më mafioze në rajon.

Rriten bizneset e huaja ne Shqiperi. Specialistet: I njejti trend edhe per 10 vitet e ardhshme
Rritet interesi i të huajve për të bërë biznes në Shqipëri, teksa gjatë vitit 2021 numri i ndërmarrjeve të huaja në vendin tonë arriti në mbi 5200. Ekspertët parashikojnë të njëjtin trend edhe për 10 vitet e ardhshme.

“Sherr” mes gjykatave amerikane per abortin.teksasi ndalon ilaçin per nderprerrjen e shtatzanise
Çështja e abortit kthehet në një debat në gjykatat amerikane. Një gjykatës republikan në Teksas ndaloi përdorimin e një ilaçi për ndërprerrjen e shtatzanisë, ndërsa një demokrat në Uashington, ndaloi zbatimin e vendimit në disa shtete amerikane.
/tvklan.al