Lajme, #edicioniinformativ ora 00:02, 9 Maj 2025 #TvKlan #klanlajme
Spiker: Reis Çiço
Partitë mvyllin fushatën eektorale. Shqipëria hyn në heshtje zgjedhore
Shqipëria mirëpret hapjen e madhe të G’iro D’Italia. Etapën e parë e fiton një danez. Aksident në Fresk
Shqipëria ka pritur sot hapjen e madhe të “Giro D’italia”, një prej garave më të mëdha çiklistike në botë. Etapën e parë 160 kilometra Durrës-Elbasan-Tiranë e fitoi çiklisti danez, Mads Pedersen. Gjatë garës pati edhe një aksident ku u lënduan disa sportistë.
OBSH: 1 në 4 të rinj konsumojnë alkool. Tendencë në rritje edhe tek vajzat
Të dhënat e fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara zbulojnë se 1 në 4 të rinj konsumon alkool. Ekspertët thonë se fenomeni po njeh rritje edhe tek vajzat ndërsa paralajmërojnë për dëmet që shkakton konsumi i tij në moshë të hershme.
Dështon për herë të 13-të Kuvendi i Kosovës. Opozita do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Për të trembedhjëten herë nuk u arrit konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Opozita ndërkohë po mbledh firmat per t’u drejtuar Gjykatës Kushtetuese në lidhje me tentativën e Vetëndosjes për votimin e fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Papa Leoni XIV mban meshën e parë Misioni im: Të sjell dritë në netët e kësaj bote
Papa Leoni i 14-të mbajti meshën e parë në Kapelën Sistine, pa kaluar 24 orë nga zgjedhja e tij në krye të Selisë së Shenjtë. Në të parin fjalim para kardinalëve ai u shpreh i nderuar që u përzgjodh për të qenë drita që ndriçon netët e errëta të kësaj bote.
/tvklan.al