Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30, 9 Prill 2025 #TvKlan #klanlajme

Spiker: Drini Zeqo

Headlines 9 Prill 2025

Ekskluzive / Kaja Kallas në TV Klan: Vëmendja e BE, tek armatimet, Shqipëria progres shumë të mirë

Në një interviste ekskluzive për Tv Klan, përfaqësuesja e Lartë për Politiken e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas thotë se vëmendja e Europës është përqendruar të siguria dhe armatimet. Ajo vlerëson progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Komuniteti Politik i 16 majit, në Tiranë do të flitet për sigurinë, ekonominë e migrimin

Kryeministri Edi Rama zbulon disa nga çeshtjet që do të diskutohen në Komitetin Politik Europian që do të mbahet me 16 maj në Tiranë, duke mbledhur lideret e 44 vendeve të Europës. Në fokus janë siguria, ekonomia dhe migrimi.

Berisha: Rendi e siguria janë në duart e krimit, në qeveri ministra që kanë porositur vrasje

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se në qeveri ka ministra që kanë porositur vrasje dhe janë të lidhur me grupet kriminale. Gjatë prezantimit të programit për rendin e sigurinë, ai tha se rendi ka rënë në duart e krimit.

Pelikani kaçurrel përzë gjermanët nga aeroporti i Vlorës, aeroporti i Mynihut tërhiqet nga operimi

Pelikani kaçurrel përzë gjermanet nga aeroporti i Vlores. Aeroporti i Mynihut, që kishte të drejtat e konsulentit dhe të operimit ka vendosur të tërhiqet si pasoje e një peticioni, por ministria e Infrastrukturës thote hapja e aeroportit nuk do të pengohet.

Ekonomia shqiptare, me perspektivë të qëndrueshme, “Moody’s” konfirmon vlerësimin në “BA3”

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit te aftesive kredituese, “Moodys” ka vlerësuar si të qëndrueshme ekonominë e vendit tonë në BA3. Ndikim ka patur ecuria e mirë e reformave në kuadër të anetarësimit në BE dhe politikat fiskale.

BE dhe Kina, kundër-tarifa për mallrat amerikane. Trump: Liderët botërorë po më puthin të pasmet

Bashkimi Europian dhe Kina shpallën tarifa 25 dhe 84 % për mallrat amerikane si kundërpërgjigje ndaj taksave të Uashingtonit që hynë në fuqi të mërkurën. Por në nje deklarate shokuese, Presidenti Trump tha se lideret boterore po i puthin të pasmet vetëm që ai të pranojë marrveshje me ta.

Shqipëria kampione Europe në mundje, Valiev merr medalje ari. Abakarov, medalje bronzi

/tvklan.al