Papa Francesku është përfshirë në debatin për “lajmet e rreme”  dhe për këtë ka denoncuar atë që ai e quan “taktikat e gjarprit”.

Ati i Shenjtë thotë se rasti i parë i keqinformimit është në Bibël, dhe për këtë i referohet rastit të Evës që tundohet nga gjarpri për të ngrënë frutin e ndaluar. Sipas Papës, përhapja e lajmit të rremë mund të ketë “pasoja të tmerrshme”, dhe ky fenomen negativ çon në përhapjen e arrogancës dhe urrejtjes.

Para Francesku u bëri thirrje përdoruesve të rrjeteve sociale dhe gazetarëve që të heqin dorë nga veprimet manipulative që nxisin ndarjen.

“Përhapja e lajmeve të rreme mund të shërbejë për qëllime specifike që të ndikojë në vendimet politike, apo t’i shërbejë interesave ekonomike”

, theksoi kreu i Vatikanit.

Duke e krahasuar përhapjen e qëllimshme të lajmeve të rreme, me mesazhin e gjarprit në Bibël, Papa bëri thirrje se roli i gazetarëve si “mbrojtës të lajmit” nuk është thjesht një punë, por një mision.

/tvklan.al