Ngjarjet dhe zhvillimet rreth personazheve publikë apo eventeve të ndryshme janë gjithmonë atraktive dhe në vëmendjen e të gjithëve. Postimet, komentet dhe gjithçka rreth tyre bën që të diskutohen kudo. Ndaj dhe sot, në rubrikën ‘Hot Topics’  në emisionin “Rudina” në Tv Klan të ftuarit gazetaret Iva Tiço, Enxhi Lula dhe blogeri Olti Curri zbuluan më shumë për to.

Pak kohë më parë u përhap lajmi se këngëtarja Jondia Maliqi është në një lidhje me aktorin Romeo Veshaj. Dyshimet se ata po përjetojnë një romancë nisën një vit më parë kur Jonida dhe Romeo publikonin në rrjetet sociale foto nga ambiente të njëjta. Por për këto thashetheme këngëtarja dhe aktori vendosën të mos reagonin. Por as vëllai binjak i Romeos nuk ka mbetur jashtë lajmeve rozë pasi së fundmi po përflitet se Donald Veshaj është në një marrëdhënie me moderatorin Bora Zemani. Një foto e një jave më parë publikuar nga “Pamfleti” duket se vulosi të gjitha thashethemet, pasi të dy vëllezërve binjakë shfaqen së bashku me Jondia Maliqin dhe Bora Zemanin.

“Jonida është shumë e rezervuar, ka një jetë që është ashtu, gjithmonë i ka dhënë me pikatore gjërat e saj private. Ka folur për jetën private vetëm kur i ka pasur gjërat për ti bërë publike”, tha Tiço.

“Jonida disa ditë më parë në një intervistë as nuk e ka pohuar dhe as nuk e ka mohuar lidhjen me aktorin. Ka thënë që është duke kaluar një moment të bukur në jetën e saj”, tha Lula.

Miriam Cani dhe Alban Skenderaj kurorëzuan u martuan në Maldive, në një fshehtësi të plotë. Por vetëm pak javë më pas në koncertin e Albanit në Prishtinë, Miriami dha lajmin për pritjen e ëmbël.

Aktori i humorit Gaz Paja i ka dhënë fund beqarisë më datë 1 Qershor dhe ka kurorëzuar në martesë lidhjen e tij të dashurisë me partneren Ira Seferi.

Edhe mbrojtësi i kombëtares së Shqipërisë, Elseid Hysaj i dha fund beqarisë me një ceremoni spektakolare në kalanë e Shkodrës. Ai kurorëzoi në martesë dashurinë disavjeçare me Fiorenza Lekstakaj.

Një tjetër lajm i bukur vjen nga futbolli shqiptar, pasi mesa duket mesfushori i kombëtares Taulant Xhaka do të shkojë drejt altarit. Gjatë  pushimeve i ka propozuar për martesë të fejuarës Arbnora Nuredinit.

Gjatë kësaj periudhe kemi pasur edhe disa lajme të ëmbla.

Florian Garo e cila aktualisht ka ndërtuar jetën e saj në Gjenevë së bashku me bashkëshortin Evis Daci dha lajmin e bukur në programin “Rudina” për pritjen e ëmbël për herë të dytë.

Këngëtarja nga Kosova Rona Nishliu gjatë prezantimit të albumit të saj ka njoftuar së është në pritjen e ëmbël të fëmijës së saj të parë.

Një tjetër lajm i ëmbël vjen nga çifti Sara Hoxha dhe Ledjon Liço. Ata janë në pritje të fëmijës së dytë dhe është sërish një djalë. Ka qenë Sara ajo që përmes Instagramit ka njoftuar gjithashtu se është në pritje të ëmbël për herë të dytë.

Lajme të bukura vijnë edhe nga dy këngëtarët shumë të pëlqyer nga publiku.

Me 23 Qershor, këngëtari i muzikës rock, Renis Gjoka ndau me ndjekësit e tij lajmin se është bërë baba për herë të parë duke postuar foto me vajzën e tij të porsalindur Aura.

Ndërsa këngëtari nga Shkodra Sidrit Bejleri përmes Instagramit i ka uruar mirë se ardhjen vajzës së tij. Ai është dhe bashkëshortja e tij Meri janë bërë prindër për herë të tretë./tvklan.al