#Lajme, #edicioniinformativ ora 19:30 data 26 Gusht 2023 #TvKlan #KlanLajme

Spiker: Redi Prifti

Headline 26 Gusht 2023

Instat: Mbi 5.1 milionë turistë të huaj në 7 muaj. Pas Kosovës, me shumë italianë, gjermanë e polakë

INSTAT zbulon shifra rekord të turistëve të huaj në 7 muajt e parë të këtij viti. 5.1 milionë persona hynë në Shqipëri ose 30% më shumë se një vit më parë. Numrin më të madh e mban Kosova e ndjekur nga italianët, gjermanët e polakët.

The Sun: Britaniket zbulojne Ksamilin. Plazhe të bukura dhe çmime të lira

Rritet interesi i britanikëve për të pushuar në plazhet shqiptare. “The Sun” sjell si shembull Ksamilin që deri tani është nënvlerësuar, por që po gjen gjithnjë e më shumë vizitorë për shkak të ujit të kristaltë dhe çmimeve të ulëta.

Bie pajisja e modifikuar si ashensor, humb jetën i riu në Sarandë. 1 në pranga, në kërkim pronari

Një 17-vjeçar, ndihmës-kamarier humbi jetën nga rënia e nje pajisje te modifikuar si ashensor që përdorej për furnizimin e një lokali në Sarandë. Në pranga u vendos montuesi i saj, ndërsa u shpall në kërkim pronari i lokalit.  

Policia: Skuterat elektrike të respektojnë rregullat. Pas sensibilizimit do ketë gjoba për shkelësit

Së shpejti do të ketë gjoba edhe për përdoruesit e skuterave elektrikë. Policia rrugore e Tiranës dhe ajo bashkiake kanë nisur një fushatë sensibilizmin për rregullat pas të cilës nuk do të mungojnë ndëshkimet për shkelësit.

Trump: Biden kërkon të më burgosë. Ironizon presidenti: Dukej shumë bukur në foto

Donald Tramp reagon për të parën herë pas nisjes së procesit të katërt penal ndaj tij. Ai akuzoi presidentin Xho Bajden se po përpiqet ta fusë në burg, por kreu i Shtëpisë së Bardhë iu përgjigj me ironi se “dukej shumë bukur në foton e burgut”.

/tvklan.al