Lajmi i bukur, familja bëhet me trinjakë - Tv Klan

Lajmi i bukur, familja bëhet me trinjakë



Lajmi i bukur, familja bëhet me trinjakë

12:03 17/10/2021

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë këtë të diel një lajm shumë të bukur. Ministrja njofton se një familje në Tiranë është bërë me trinjakë.

“Zemra plot për familjen Sallaku dhe gëzim edhe për stafin e Maternitetit “Mbretëresha Geraldinë” për lindjen shëndosh e mirë të trenjakëve Amal, Alfio, Amea”, tha ministrja.

Familja e re do të përfitojë menjëherë 360 mijë lekë të reja bonus. Manastirliu njofton se janë më shumë se 100 mijë të porsalindur që kanë përfituar bonusin e bebes që nga Janari 2019./tvklan.al








Të ngjashme