Aktori i filmit të famshëm Joker, Joaquin Phoenix, do të bëhet baba për herë të parë.

Sipas mediave rozë partnerja e tij Rooney Mara është në pritje të ëmbël dhe është në muajin e gjashtë të shtatzënisë. Çifti aktualisht po e kalon këtë periudhë izolimi në shtëpinë e tyre në Los Angeles.

Ata kanë zgjedhur që të mos bëjnë asnjë koment rreth lajmit. Mara është fotografuar nga paparacët javën e kaluar, e cila kishte veshur një T-shirt të gjerë.

Aty duket edhe barku i rrumbullakosur që tregon se ajo shumë shpejt do të bëhet nënë. Phoenix dhe Mara nisën romancën e tyre në vitin 2016 teksa po xhironin filmin ‘Mary Magdalene’, ndërsa vitin e kaluar në Korrik 2019 dyshja celebruan fejesën.

Klan Plus