Amber Heard ka dhënë një lajm të papritur: aktorja ka sjellë në jetë binjakë! Ylli i kinemasë e ndau lajmin në Ditën e Nënës në SHBA.

Ajo ka mirëpritur një vajzë e një djalë, Agnes dhe Ocean teksa shprehet se është “tejet e lumtur” për të festuar “plotësimin” e familjes së saj.

Në një foto ku duken tri palë këmbë ajo shkruan:

“Të qenët një nënë e vetme dhe sipas kushteve të mia pavarësisht sfidave të mia me fertilitetin ka qenë përvoja më përulëse e jetës sime. Jam përjetësisht mirënjohëse që mund ta zgjidhja këtë me përgjegjësi dhe mirëmendim. Për të gjitha nënat, kudo ku jeni sot dhe sido që të keni arritur, familja ime e ëndrrave  dhe unë po festojmë me ju”.

Në vitin 2021, kur Heard u bë nënë për herë të parë me vajzën, Oonagh ajo rrëfeu dëshirën që “të normalizohej të mos dëshiroje një unazë për të pasur një fëmijë”.

Aktorja ishte e martuar me Johnny  Depp nga viti 2015-2016. Pas ndarjes, ata nisën të akuzonin njëri-tjetrin për njollosje imazhi dhe dhunë, një gjyq që pushtoi të gjitha mediat.  Depp mohoi që të kishte abuzuar me të dhe fitoi 15 milionë dollarë dëmshpërblim. Amber fitoi një nga kundërakuzat ndaj Depp dhe mori 2 milionë dollarë dëmshpërblim.

Vitet e fundit ajo ka bërë një jetë larg syrit të mediave dhe është vendosur në Spanjë./tvklan.al