Clippers dorëzohet ndaj Milwaukee, triumfon dhe Miami

Los Anxhelos Lejkërs kanë regjistruar fitoren e dytë radhazi në NBA.

Kampionët në fuqi mposhtën pa shumë probleme një kundërshtar si Golden State, 117-91 për të mbajtur vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit, një sfidë ku shkëlqeu LeBron Xhejms me 19 pikë.

Mbreti Xhejms ishte më i miri në parket, por që nuk bëri diferencën e pritshme, duke treguar shpërndarjen e pikëve tek basketbollistët e të dy skuadrave.

Ylli i Golden Stejt, Kërri realizoi 16 pikë dhe dha 7 asiste e shënoi 4 ribaunt, ndërsa lojtarët e ardhur nga stoli kontribuan me 55 pikë.

Uta Xhaz mban kreun e Perëndimit pas fitores 124-109 përballë Orlandos.

Milvoki Baks ktheu me këmbë në tokë skuadrën tjetër të Los Anxhelos, Klipersat, pas triumfit 105-100, falë edhe 36 pikëve të Antetekumpo.

Majemi Hit triumfoi 109-99 në shtëpi ndaj Atlantas. Memfis dominoi totalisht përballë Hjuston, duke i mposhtur me rezultatin e thellë 133-84.

Boston Sëlltik fituan me një pikë diferencë nga Washington, ndërkaq Feniks iu impenjua 118-99 Minesotas.

Klan News