Të udhëhequr nga Kris Pol me 23 pikë, pesë ribaunde dhe 14 asiste skuadra e Feniks Sans mundi Los Anxhelos Lejkërs me rezultatin 115-105. Buker realizoi 22 pikë, pesë ribaunde dhe 4 asiste në këtë fitore, ndërkohë që Lebron Xhejms dhe Uetnruk nuk e shmangën dot dështimin, ndërsa në total shënuan 40 pikë për ekipin nga Los Anxhelosi.

Për Sans kjo është fitorja e parë e sezonit, ndërsa për Lejkërs vjen humbja e dytë në shtëpi, si asnjëherë më parë në histori. Në parket skuadra nga Los Anxhelosi u shfaq mjaft nervoze. Protestat ndaj arbitrave ishin të shumta dhe nuk mungoi as tensioni.

Në time-out-in e periodës së dytë, dy shokët e ekipit Davis dhe Hauard kaluan në përleshje fizike dhe u desh ndërhyrja e shokëve të ekipit. Në takimet e tjera të NBA-së Bruklin shënoi 16 nga 17 pikët e fundit të ndeshjes dhe mundi Filadelfian me rezultatin 114-109, Selltiks mundet në shtëpi nga Toronto dhe fishkëllehet nga publiku, ndërsa Niks dominoi rivalët e Orlandos në Florida.

Klan News