Jazz e Philadelphia blindojnë kreun, caktohen çiftet e raundit nokaut

Los Angeles Lakers ka lënë pas krahëve krizën e rezultateve, pasi ka triumfuar me rezultatin 98-110 në transfertën ndaj New Orleans Pelicans, duke regjistruar kështu suksesin e pestë radhazi, që çon edhe më pranë një vendi direkt në Play Off.

Kampionët në fuqi të NBA-it e nisën vrullshëm ndeshjen dhe morën një avantazh prej 8 pikësh që në fraksionin e parë, ndërsa më pas fituan bindshëm edhe pjesën e tretë, duke ruajtur epërsinë e nevojshme për të triumfuar në të gjithë takimin.

LeBron James ishte protagonist absolut për kalifornianët, pasi ia doli të shënojë 25 pikë, të rikuperojë një top dhe të japë 6 asiste, ndërsa Anthony Davies mbeti disi në hije, pasi nuk shkoi dot përtej 14 pikëve të shënuara.

Philadelphia në Lindje dhe Utah Jazz në Perëndim kanë zënë vendet e para, duke patur faktorin fushë në favorin e tyre në fazën play off. Gjithsesi, para se të nisë play off-i, do të luhen ndeshjet e “play in tournament”.

Në këtë turne, do të luajnë ekipet e renditura në vendet 7-10, në të dyja Konferencat, që do të shkojnë më pas në fazën play off. Duke qenë se këtë vit sezoni i rregullt u luajt me 72 ndeshje (jo 84), u vendos që 6 ekipet e para të shkojnë direkt në fazën play off.

Ndërsa ekipet e renditura në vendet 7-10 do të luajnë mes tyre nga një ndeshje shtesë, ku fitueset do të shkojnë në play off.

Klan News