Kampionët thyejnë Phoenix, humbasin Clippers e Chicago Bulls


Kur mbeten edhe pak ndeshje deri në përfundim të sezonit të rregullt, duket se skuadrat kryesuese në Lindje e Perëndim nuk do të ndryshojnë, përkatësisht Philadelphia dhe Utah Jazz. Kjo edhe për faktin se Phoenix Suns, që mban vendin e dytë në Perëndim pësoi disfatë. Edhe pse pa LeBron James, skuadra e Los Angeles Lakers mposhti 123-110 Pheonix, ndeshje ku shkëlqeu Anthony Davis, autor i 42 pikëve dhe 12 rebound.

Humbje që ndërlikon disi pozitat e Suns, që i largohet kreut, ndërsa Lakers aktualisht ndodhen në vendin e shtatë në Perëndim, por që kanë shanse për t’u ngjitur të gjashtët.

Humbet ekipi tjetër kalifornian, Los Angeles Clippers, që u mund 106-100 nga Neë York Knicks, ndeshje me rivalitet dhe emocione. Derrick Rose me 25 pikë, e Bullock me 24 bënë diferencën për nju-jorkezët, duke i bërë të pavlefshme 29 pikët e Leonard për kalifornianët.

Në ndeshjet e tjera, Miami Heat fitoi 130-124 në fushën e Boston Celtics, ndeshje ku u dallua Butler me 26 pikë. Jashtë fushe fiton edhe Chicago Bulls, që mundi 108-96 Detroit Pistons, LaVine me 30 pikë e Vucevic me 29 pikë e 12 rebound ishin më të mirët.

Klan News