Nutricientja e njohur Diola Dosti ka qenë e ftuar në emisionin Aromë Dreke në Tv Klan, e cila përveçse gatoi një recetë të shijshme dhe shumë të shëndetshme, sallatë pule me perime dhe kokos, ajo ka ndarë me publikun edhe disa informacione shumë të rëndësishme për publikun.

Ndër të tjera, Diola ka treguar se konsumimi i lakrës së kuqe turshi është i jashtëzakonshëm për organizmin tonë sepse rrit nivelin e mirë të baktereve.

“Larka kur bëhet turshi është e jashtëzakonshme. Rrit nivelin e probiotikëv të cilat janë baktere të mira dhe ruajnë mikroflorën tonë brenda zorrës. Ekziston një raport midis baktereve të mira dhe baktereve të këqija dhe zakonisht ky raport do të jetë 80% baktere të mira dhe 20% baktere të këqija.

Edhe bakteret e këqija i duhen zorrëve, për të ruajtur atë balancën dhe problematika më e madhe është që kur ne nuk marrim këto probiotikë, baktere të mira, fillon dhe prishet kjo balancë, rritet niveli i baktereve të këqija. Kur rritet niveli i baktereve të këqija, prishet një parametër në organizëm që njihet ndryshe si pehashi dhe një shkencëtar gjerman ka arritur të nxjerrë shkakun e manifestimit të qelizave kancerogjene në trup, plus edhe të sëmundjeve të tjera dhe ajo që doktori thotë është se sëmundjet shfaqen në mjedise acide. Do të thotë që një mjedis acid krijohet kur ne konsumojmë ushqime të pashëndetshme që mund të jenë patatinat, fast food-i, mishi i kuq shumë i skuqur, patatet e skuqura që skuqen në një vaj më shumë seç duhet, ëmbëlsirat me sheqer të rafinuar etj”, ka shprehur nutricientja Dila Dosti. /tvklan.al