Kapja e 613 kilogramëve kokainë në portin e Durrësit, sipas Zv/Ministrit të Brendshëm, Besfort Lamallari ishte një goditje e pastër e Policisë së Shtetit kundër grupeve të trafikut të drogës. Sipas tij, për personat në fjalë ishin nën monitorim nga Policia Shqiptare, e cila kishte informacione se ata ishin të përfshirë në veprimtari të tilla kriminale.

Zv/Ministri i Brendshëm shton se ka qenë Policia Shqiptare që ka informuar partnerët për këtë operacion, të mirëkoordinuar të agjencive ligjzbatuese shqiptare.

Lamallari thotë se mbetet për t’u provuar nga hetimet, se cili ishte destinacioni i 613 kilogramëve kokainë të ardhura nga Kolumbia, sasia më e madhe e kësaj lloji droge të kapur ndonjëherë në vendin tonë.

Tv Klan