Lamborghini “fluturon” me 236 km/h në autostradën Fier-Vlorë


Lamborghini “fluturon” me 236 km/h në autostradën Fier-Vlorë

20:35 04/07/2020

Edhe pse fluksi i automjeteve nëpër rrugët e Shqipërisë është i lartë gjatë fundjavës, kjo nuk e ka penguar këtë drejtues automjeti që të udhëtojë me shpejtësi skëterrë në autostradën Fier-Vlorë.

Kjo makinë sportive luksoze Lamborghini është kapur nga radarët e policisë rrugore duke udhëtuar me 236 km/h në një autostradë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 110 km/h.

Sapo u konstatua shpejtësia marramendëse, mjeti u ndalua nga punonjësit e policisë rrugore. Këta të fundit i komunikuan drejtuesit shkeljen që kishte kryer duke i treguar edhe shpejtësinë e lartë me të cilën udhëtonte.

Ndaj shoferit u mor masa administrative e pezullimit të lejes së drejtimit dhe u nxorr në komision.

Vetëm gjatë mëngjesit të së shtunës, policia rrugore ka hequr 21 patenta gjatë monitorimit të lëvizjes përgjatë aksit nacional Tiranë-Vlorë. /tvklan.al




Të ngjashme