Lame: Abuzimet me tokat në të gjithë vendin

Posta

Lame: Abuzimet me tokat në të gjithë vendin

15:17 29/10/2019

“Larguam 120 punonjës, 7500 ankesa nga publiku”

Zonat me perspektivë të zhvillimit ekonomik janë më problematiket përsa u përket pronësisë.

Në një dalje për mediat, kreu i Agjencisë Kombëtare të Kadastrës bëri të ditur se në 6 muaj janë kryer rreth 30 audite, gjate të cilave janë marrë masa deri në largime nga puna.

Janë marrë 120 masa, përfshirë edhe largimet nga detyra, të gjitha masat janë shoqëruar edhe me vendosje gjobash ndaj punonjësve. Janë trajtuar në këto muaj rreth 7500 ankesa nga publiku dhe nga institucionet të ndryshme, ku pjesa dërmuese ka sfond grabitjen e të drejtës së pronës”, tha Artan Lame.

Sipas Lames, harta e abuzimeve me pronat përfshin të gjithë territorin, teksa listoi disa nga zonat më problematike.

“I gjithë amfiteatri i kodrave të Sarandës është ndarë dhe rindarë e mbindarë në më tepër se dy-tri herë, përfshi dhe zona që praktikisht janë në det. I ndeshim në zonën e Butrintit dhe përreth tij, në situatat tragji-komike të Butrintit antik, i cili sot del me pronar. Do ndeshen përgjatë Rivierës së Jonit, ku së shpejti ne do të fillojmë regjistrimin fillestar dhe nga ku sondazhet na rezultojnë mbivendosje deri në katër pronarë të ndryshëm për të njëjtën tokë. Në Gjirin e Lalzit dhe në bregdetin e Shëngjinit ku edhe bankina e portit ka dalë me pronar”.

Kreu i Kadastrës shtoi se vendosja e drejtëssië së pronës duhet bërë për të pakësuar konfliktet sociale.

Tv Klan


OTP
Reklama
Grupi
LAJMET

Të ngjashme

Reklama
AZHBR
UKT
Grupi
UKT