Në Sarandë qytetarët refuzonin të bënin legalizimin e banesave dhe pallateve. Dhe arsyeja është sepse një pjesë e konsiderueshme e politikanëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve rezultojnë pronarë dhe nuk duan të figurojnë si të tillë.

Ky fakt është pranuar nga drejtori i Kadastrës, Artan Lame, i cili në studion e “Opinion” në Tv Klan deklaroi se Saranda ishte i vetmi qytet ku procesi i legalizimeve ecte me ritme të ngadalta pikërisht për këtë arsye.

Saranda ishte qyteti i vetëm që nuk na ecte legalizimi i pallateve. Kur unë pyes çfarë ka, më thonë që vetë ata që i kanë apartamentet nuk duan të bëjnë legalizimin, sepse kjo do bënte regjistrimin në Hipotekë dhe janë të deputetëve, të ministrave, ish-ministrave, ish-prokurorë, gjykatës, këtij lloji njerëzish. Është i vetmi qytet që nuk donin të legalizonin pallatet. Sepse do duhej të vinin një emër mbi të. Kështu që aty duket se sa është e përzier politika”, u shpreh Artan Lame. /tvklan.al