“Rasti i parë në histori kur institucioni paditet se bëri detyrën”

Kreu i Kadastrës Artan Lame iu përgjigj publikisht akuzave të Partisë Demokratike se ai e përdori institucionin në interes të fushatës elektorale. Nga Lushnja ku dorëzoi lejen e legalizimit për Xhaminë së këtij qyteti, Lame tha se Kadastra ka zgjidhur vetëm problemet me pronën. 

“Nga PD deri tani janë bërë 20 denoncime në prokurori ndaj institucionit të kadastrës për përdorim të kadastrës gjatë fushatës zgjedhore. Rasti i parë në histori kur një institucion paditet sepse po kryen detyrën. Po të mos bëj normën më bërtet Edi Rama, po të bëj normën me bërtet Lul Basha unë nuk e di tani sesi të veproj”.

Lamë shtoi se fokusi i kadastrës ka qenë në dhënien e tapive për tokat bujqësore.

“Vitin e kaluar u dhanë 18,000 certifikata të tokës bujqësore”.

Certifikatën e pronësisë Lame ia dorëzoi kreut te Xhamisë së Lushnjes Gramos Bllikut duke i uruar edhe festën e Fiter Bajramit.

“Qofte për 1000 vjet e juaja”.

Tv Klan